Konflikti administrativ lind si rrjedhojë e marrëdhënieve juridike administrative në rastin kur me aktin administrativ përfundimtar pala e pakënaqur kundër vendimit përfundimtar, nuk mund të përdor mjete të rregullta juridike atëherë lind konflikti midis palës dhe organit të cilin e ka nxjerr aktin administrativ përfundimtar. Ky konflikt lind si rrjedhojë e ligjshmërisë së aktit përfundimtar me të cilin organi shtetëror vendos mbi të drejtën, detyrimin ose interesin juridik të personit fizik apo juridik.
Akti administrativ që të mund të jetë objekt i konfliktit administrativ, duhet ti përmbajë disa karakteristika të caktuara dhe ti plotësoj disa kushte të caktuara:
- Akti administrativ duhet të jetë akt i nxjerrë nga personi i autorizuar, do me thënë të jetë nxjerr nga organi shtetëror ose nga një organ që ushtron autorizime publike në bazë të ligjit.
- Akti administrativ duhet të vendoset për ndonjë të drejtë apo caktim të ndonjë detyrimi personit të caktuar fizik apo juridik.
- Akti administrativ duhet të jetë nxjerrë për një çështje administrative, të jetë vendosë mbi ndonjë të drejtë, detyrim ose interes juridik të palës së caktuar.
- Akti administrativ duhet të jetë konkret dhe individual-akt me të cilin vendoset në rastin e caktuar mbi të drejtat dhe detyrimet ose interesat juridik të subjektit të caktuar juridik dhe
- Akti administrativ duhet të jetë përfundimtar në procedurën administrative, ndaj të cilit nuk mund të ushtrohet mjeti i rregullt juridik-ankesa.Të gjitha këto kushte të cituara më lartë duhen të plotësohen kumulativisht me rastin e nxjerrjes së aktit administrativ. Për shkak të mungesës së ndonjërës nga këto kushte, akti administrativ është i mangët.
Akti administrativ mund të kundërshtohet për dy shkaqe dhe atë: Për shkaqet formale juridike dhe shkaqet materiale juridike: Shkaqet formale juridike për të cilat mund të atakohet akti administrativ janë:
- Nëse akti administrativ është nxjerr nga organi jo kompetent;
- Për shkak se në procedurën që i ka paraprirë nxjerrjes së aktit nuk është vepruar sipas dispozitave të procedurës;
- Për shkak se gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë;
- Për shkak se nga faktet e vërtetuara është nxjerrë përfundimi i gabuar, jo i drejtë përkitazi me gjendjen faktike;
Shkaqet juridiko-materiale për të cilat mund të kundërshtohet akti administrativ janë:
- Me rastin e nxjerrjes së aktit administrativ nuk është aplikuar fare ose nuk është aplikuar drejt ligji, dispozita e bazuar në ligj.
- Me rastin e nxjerrjes së aktit administrativ, organi për realizimin e qëllimit tjetër e jo për qëllimin i cili buron nga ligji.
- Konflikti administrativ mund të iniciohet edhe me rastin e heshtjes së organit administrativ, ngase shpesh ndodh që organet administrative nuk vendosin lidhur me kërkesën apo ankesën e palës në afatin e paraparë ligjor, andaj për këtë mos veprim të organit administrativ ligji e ka përcaktuar si heshtje administrative.
- Organi publik që e ka nxjerrur ka vepruar në mungesë të kompetencës;
- Është rezultat i shkeljes së dispozitave lidhur me procedurën administrative;
- Është në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ;
- Është nxjerurr në mungesë të autorizimit;
Paditësi në konflikt administrativ është personi fizik, juridik, avokati i popullit, shoqatat dhe organizatat tjera që janë të legjitimuara për ngritjen e padisë me të cilën goditet ligjshmëria e aktit administrativ i nxjerrë nga organi administrativ, apo dhe personi i tretë të cilit i cënohet ndonjë e drejtë.
Me padi pala mund të kërkojë:
- Anulimin ose shpalljen e pavlefshme të aktit administrativ.
- Nxjerrjen e aktit administrativ, i cili akt nuk është nxjerrë në afatin e parashikuar.
- Kthimi i sendeve të marra dhe kompensimi i dëmit i shkaktuar me ekzekutimin e aktit administrativ të atakuar.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.