Konsulencë Penale
Prima Consulting, ofron Konsulencë Penale, për të iu njoftuar me sjelljet me të cilat cënohen apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe të drejtat tjera dhe vlerat shoqërore të garantuara dhe të mbrojtura.
Parashikimi i veprave penale si dhe llojet e masave dhe lartësia e sanksioneve penale për kryesit e veprave penale, bazohen në domosdoshmërinë e sanksionit penalo juridik dhe proporcionalitetit të shkallës dhe natyrës së rrezikshmërisë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të vlerave shoqërore, në përputhje me ligjet në fuqi, dhe aktet ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut gjatë procedimit penal, duke filluar nga momentet e para të ndjekjes penale, në të gjitha fazat:
- Ndalimit;
- Arrestimit;
- Të drejtat e personit të arrestuar;
- Marrjes në pyetje;
- Aktakuzës;
- Të drejtat e presonit të privuar nga liria;
- Gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe në kohë të arsyshëm;
- Llojet e dënimeve dhe matjen e dënimit;
- Prezumimi i pafajsisë;
- Përshtatshmëria e mbrojtjes;
- Paraqitja e materialeve nga mbrojtja;
- Kundërshtim të Provave;
- Përfaqësim pranë instancave të cështjes së gjatë gjykimit;
- Përpilim kërkesash;
- Akte juridike;
- Kallzim Penal;
- Përfaqësim;
- Ankesa drejtuar Prokurorisë dhe Gjykatëss;
- Kërkesë për falje;
- Kërkesë për ulje dënimi;
- Kërkesë për Lirim me kusht;
- Kërkesë për pezullim të ekzekutimit të dënimit;
- Kërkesë për parashkrim të ekzekutimit të dënimit;
- Ankimim ndaj aktgjykimeve dhe aktvendimeve;
- Mjetet e jashtëzakonshme juridike;
- Shtyerje e ekzekutimit të dënimit me burgim;
- Benificionet e personave të dënuar;
- Padi për kompensim për burgim dhe arrestim pa faj;
- Etj.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.