Konsulenca Administrative
Prima Consulting, ofron Konsulencë Administrative, për të iu njoftuar me procedurën administrative si tërësi dispozitash me të cilat rregullohet veprimtaria e organeve administrative, organeve tjera shtetërore dhe organizatave që ushtrojnë autorizime publike, kur në çështje administrative drejtpërdrejtë duke i zbatuar dispozitat, vendosin mbi të drejtat dhe detyrimet e individëve apo të personave juridik dhe palëve të tjera.
Duke u njihur dispozitat juridike të cilat caktojnë të drejtat dhe detyrimet e organit shtetëror në zbatimin e normave juridike materiale, në raste konkrete si dhe të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, si p.sh.:
- Parimet Themelore të Procedurës Administrative;
- Kompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative;
- Fillimi i procedimit administrativ;
- Subjektet e Procedurës;
- Dorëzimi i kërkesave Procedimi administrativ deri në nxjerrjen e aktit administrativ;
- Braktisja e procedurës Administrative;
- Pamundësia e përfundimit të procedurës administrative;
- Përjashtimi nga Procedura Administrative ;
- Bashkëpunimi administrativ;
- Ndihma ndërmjet organeve publike (ndihma administrative);
- Akti Administrativ;
- Forma e aktit administrativ;
- Arsyetimi i një akti administrativ me shkrim;
- Korrigjimi i gabimeve të dukshme në një akt administrativ;
- Afati për anulimin dhe shfuqizimin;
- Revokimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ;
- Aprovimi në heshtje;
- Konflikti Administrativ;
- Mjetet Juridike në Procedurën Administrative;
- Etj.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.