Shërbime Juridike për Punëdhënës

Legjislacioni i Republikës së Kosovës, parasheh të drejtat dhe detyrimet e të punësuarit dhe punëdhënësit. Institucionet përgjegjëse, si p.sh., Inspektorati i Punës, vepron me masë ndëshkuese për secilën të drejtë të cënuar nga punëdhënësi. Ndërsa, gjykata obligon përmbushjen e kontratës së punës, deri në lartësinë e dyfishit të pagës në kontratë, kthimin në vendin e punës. Po ashtu, Prokuroria mund të kërkoj dënim me burg për cënuesit e të drejtave të Punësimit.

Andaj, Përmes ofrimit të Shërbimeve Juridike për Punëdhës bëhet realizimi i mbarvajtjes së punës në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Punëdhënësi duke eliminuar gjobat dhe masat ndëshkuese eventuale nga institucionet përgjegjëse, dhe duke realizuar të drejtat në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Poashtu, punëmarrësi përveq që realizon të drejtat e përcaktuara, merr dhe përgjegjësitë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Shërbime Juridike për Punëdhënës, parasheh:

  • Hartimi i kontratës së punës në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;
  • Hartimi i aktit të Brendshëm – Rregullorës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;
  • Hartimi i Rregullores për Procedurat Displinore;
  • Hartimi i Kodit të Etikës;
  • Formalizim të të gjitha Aktvendimeve;
  • Konsulencë lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e të punësuarëve.

Opinione Ligjore lidhur me:

  • Ligjin e Punës;
  • Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë;
  • Ligjin për Marrëdhënie Detyrimore;
  • Ligjin për Shoqëritë Tregtare;
  • Ligjin për të Drejtat e Autorit; dhe
  • Ligjin për Shpifjen dhe Fyerjen.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.