Kërkesë Padi dhe Kundërpadi

Padia është akt apo kërkesë më anë të së cilës personat fizikë apo juridik drejtohen tek gjykata kompetente brenda afatit të përcaktuar, me pretendim se iu është shkelur ndonjë e drejtë. Padi mund të ushtroj secili person i moshës madhore i cili ka zotësi të veprimit. Në një padi paditësi mund t’i përfshij disa kërkesa kundër të njëjtës palë të paditur po që se ato të gjitha janë të lidhura me të njëjtën bazë faktike dhe juridike. Paditësi mundet në një padi t’i përfshijë dy apo më tepër kërkesëpadi që janë të ndërlidhura midis tyre, dhe të kërkojë që gjykata ta aprovojë të dytën me radhë vetëm po që se e para refuzohet ( bashkimi eventual i kërkesëpadive).

Secila palë ka mundësi që të deklarohet rreth kërkesave dhe thënieve të palës kundërshtare, para Gjyatës.
Palët kanë për detyrë të paraqesin të gjitha faktet mbi të cilat i mbështesin kërkesat e veta dhe të propozojnë prova me të cilat konstatohen faktet e tilla.

Padia duhet të përmbajë:

  • Kërkesën e caktuar në pikëpamje të çështjes kryesore dhe kërkesave aksesore;
  • Faktet mbi të cilat paditësi e bazon kërkesën;
  • Provat me të cilat vërtetohen faktet e tilla;
  • Vlerën e kontestit;
  • Bazën juridike;
  • Gjykatën së cilës iu është paraqitur kërkesa;
  • Emrin, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit e të paditurit dhe të personave qe përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të tillë; dhe
  • Të dhënat e tjera që duhet t’i ketë çdo parashtresë.
  • Paditësi mund të kërkojë me padi që gjykata vetëm të konstatojë ekzistimin, përkatësisht mosekzistimin, e një të drejte apo të një raporti juridik,ose vërtetësinë, gjegjësisht mos vërtetësinë e ndonjë dokumenti.

Zakonisht Padia ushtrohet për shkeljen e të drejtave si p.sh:

  • Padi për kompensim dëmi;
  • Padi për çështje pronësie;
  • Padi për servitut;
  • Padi për shkurorëzim;
  • Padi për alimentacion;
  • Padi për shpifje dhe fyerje;
  • Padi për të drejtat e autorit;
  • Padi për pengim posedim;
  • Padi për diskriminim;
  • Padi për trashëgimi;
  • Padi për ndërprerje të marrëdhënies së punës;
  • Etj.

Paraqitja e kundërpadisë nga i padituri, I padituri ka të drejtë të paraqesë kundërpadi derisa nuk ka përfunduar seanca përgatitore, gjegjësisht seanca e parë për shqyrtimin kryesor, po që se seanca përgatitore nuk është mbajtur fare, në qofte së :

  • Kërkesa e kundërpadisë ka lidhje me atë të padisë (kundërpadia kodekse);
  • Midis kërkesëpadisë dhe asaj të kundërpadisë mund të bëhet kompensimi (kundërpadia kompenzuse);
  • Me kundërpadi kërkohet vërtetimi i ndonjë të drejte apo raporti juridik nga ekzistimi apo mosekzistimi i të cilit varet tërësisht apo pjesërisht vendimi mbi kërkesën e paditësit (kundërpadia prejudiciale).

    Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.