Marrëveshje & Kontratra dhe Rregullore

Kontratë dhe marrëveshje quajmë pajtimin e vullnetit në mes të dy apo më shumë personave me qëllim të krijimit të efekteve juridike, me pëlqimin e vullnetit, duke ezkistuar objekti i kontraktimit dhe baza e kontraktimit, për të konstituar detyrime, për të ndryshuar ndonjë raport detyrimi apo për të shuar efektet e detyrimit.

Ndërsa, me rregullore përcaktohen rregullat e rregullimit të një veprimtari, organizimi, apo rasti, brenda kornizës ligjore.

Kontrata, Marrëveshje dhe Rregullore, nënkuptojnë:

Objektivi i kontratës, marrëveshjes dhe rregullores, duhet të jetë brenda parametrave të përcaktuar nga ligjet përkatëse, pasi që kontratat ose marrëveshjet e paligjshme, nuk mund të vërtetohen.
Kontrata, marrëveshja dhe rregullorja, do të transkriptojë atë që është shprehur përmes kontekstit ligjor.
Kontratat, marrëveshjet dhe rregulloret, kanë një strukturë të barabartë me atë të çdo dokumenti të shkruar.
Mosrespektimi i kontratës, marrëveshjes apo rregullores, mund të shpie në në sanksione ekonomike apo dhe më të rënda, varësisht nga sa serioze është çështja.

Rregullorja është akt normativ, që përmban dispozita të përgjithshme, për të përcaktuar organizimin e brendshëm dhe veprimtarin e organit të përcaktuar, zbatueshmëria e të cilës është obligative.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.