Legjislacioni i Republikës së Kosovës, parasheh se të drejtat dhe detyrimet për punëdhënësit. Institucionet përgjegjëse, sikurse janë Inspektorati i Punës, vepron me masë ndëshkuese për secilën të drejtë të cënuar nga punëdhënësi. Ndërsa, gjykata obligon përmbushjen e kontratës së punës, deri në lartësinë e dyfishit të pagës në kontratë, dhe kthimin në vendin e punës. Po ashtu, Prokuroria mund të kërkoj dënim me burg për cënuesit e të drejtave të Punësimit.
Cënimi i të drejtave nga marrëdhënia e Punës po ashtu është e ndëshkueshme me Dispozitat e Ligjit të Punës, Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, Ligjin për Zyrtarët Publik, dhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Cënuesit e Marrëdhënies së Punës, ndëshkohen nga autoritetet kompetente si p.sh., Inspektorati i Punës,, dhe Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, si dhe Gjykatat. Ndërsa, përmes Kallëzimit Penal, të njëjtit mund të dënohen dhe me burg, sepe Kodi Penal i Kosovës, për mos zbatimin e Ligjit, kontratës kolektive për punësimin, ndërprerjen e marrëdhënies së punës apo pagat dhe të ardhurat tjera e parasheh si vepër penale të dënueshme me burgim.
Kësisoj, të drejtat e garantuara nga marrëdhënia e punës, janë:
- Të drejtat e garantuara për të punësuarit;
- Kontrata e Punës;
- Pagë mujore;
- Pagesë të kontributeve;
- Specifikimi i pagës bazë;
- Pagë shtesë për punë jashtëorarit;
- Pushimet: ditore, javore, mujore dhe vjetore;
- Pushim mjeksësor;
- Lëndimet në Punë;
- Kompensim të lëndimit në punë;
- Mbrojtja nga Diskriminimi;
- Mbrojtja nga sëmundjet profesionale;
- Risistemimin në vendin e punës;
- E drejta lidhur me rekrutim në punësim;
- Pagesë për punën e bërë;
- Kushte të punësimit;
- Masa disiplinore;
- Ndërprerje e kontratës së punës.
Andaj, Përmes ofrimit të Shërbimeve Juridike për Punëdhëmarrës bëhet realizimi i mbarvajtjes së punës në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, duke përfshirë:
- Ankesa dhe Kërkesa;
- Padi dhe Kundërpadi;
- Kallëzim Penal;
- Ankimime;
- Etj.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.