Ankesa dhe kërkesa është mjet i rregullt juridik, paraqitur kundër vendimeve të dhëna në shkallë të parë, përmes cilës pala paraqitet e pakënaqur me vendimin e organit. Apo, duke kërkuar realizimin e një të drejte me të cilën pretendohet se i takon palës e cila paraqet kërkesën.
Të gjithë të punësuarit e atij organi, si dhe qytetarët mund të paraqesin ankesë dhe kërkesë ndaj vendimit administrativ nëse ai ose ajo mendon se me atë vendim i janë shkelur ose i janë cenuar të drejtat atij ose asaj. Ndërsa, tek sektori privat mund të paraqesin të punësuarit të cilët pretendojnë se iu është cënuar apo mohuar një e drejtë, apo me të cilën kërkojnë të realizojnë ndonjë të drejtë e cila u takon.
Përmbajtjen e ankesës dhe kërkesës duhet të përfshijë elementet:
- Emri i organit që ka nxjerr vendimin, nr e vendimit dhe datën;
- Organit që i drejtohet ankesa / kërkesa;
- Në çfarë pikëpamje pala argumenton pretendimet;
- Baza ligjore e parashtrimit të ankesës / kërkesës
- Ankesa/ kërkesa, duhet të jetë e çartë, e kuptueshme; dhe
- Nënshkrimi nga personi i autorizuar.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.