Cënimi i të drejtave nga marrëdhënia e Punës është e ndëshkueshme me Dispozitat e Ligjit të Punës, Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, Ligjin për Zyrtarët Publik, si dhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Cënuesit e Marrëdhënies së Punës, ndëshkohen nga autoritetet kompetente si p.sh., Inspektorati i Punës, Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, si nga Gjykatat kompetente të Republikës së Kosovë, vendoset për kompensimin dhe rikthimin në vendin e punës.
Ndërsa, përmes Kallëzimit Penal, të njëjtit mund të dënohen dhe me burg, sepe Kodi Penal i Kosovës, për mos zbatimin e Ligjit, kontratës kolektive për punësimin, ndërprerjen e marrëdhënies së punës apo pagat dhe të ardhurat tjera e parasheh si vepër penale të dënueshme me burgim.
Kësisoj, të drejtat e garantuara nga marrëdhënia e punës, janë:
- Të drejtat e garantuara për të punësuarit;
- E drejta për Kontratë Pune;
- Kushte të Punësimit;
- Pagë mujore;
- Pagesë të kontributeve;
- Specifikimi i pagës bazë;
- Pagë shtesë për punë jashtë orarit;
- Pushimet: ditore, javore, mujore dhe vjetore;
- Pushim mjeksësor;
- Lëndimet në Punë;
- Mbrojtja nga Diskriminimi;
- Risistemimin në vendin e punës;
- Ndërrimi i Punëdhënësit;
- Masa disiplinore;
- Ndërprerje e kontratës së punës;
- Garantimi i të drejtatve për shtatëzënat dhe Lehonat;
- Organizim, negociata kolektive;
- Arsimim profesional;
- Sigurim social;
- Ndihmë mjekësore;
- Mbrojtje nga lëndimet;
- Sëmundjet profesionale;Kompensime të lëndimit në punë;
- Siguri të shëndetit në punë;
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.