Padi për Shkurorëzim

Martesa mund të zgjidhet me shkurorëzim, vetëm në bazë të vendimit të gjykatës, përmes padisë për shkurorëzim drejtuar gjykatës kompetente.

Padi për Shkurorëzim, mund të ngritet për këto shkaqe:

  • Çrregullimi i marrëdhënieve martesore;
  • Jeta e padurueshme në mes të bashkëshortëve;
  • Shkelja e besnikërisë bashkëshortore;
  • Vepra penale kundër jetës së bashkëshortit;
  • Keqtrajtimi serioz nga bashkëshorti/ja;
  • Sëmundja psikike e pashërueshme;
  • Paaftësia për të vepruar e bashkëshortit/es;
  • Ndërprerja e jetës faktike për më shumë se një vit.

Po ashtu, martesa shuhet edhe me vdekjen e bashkëshortit, shpalljen e bashkëshortit të zhdukur të vdekur, si dhe anulimit dhe shkurorëzimit.

Martesa zgjidhet, vetëm pas parashtrimit të padisë dhe me vendim të gjykatës përmes anulimit (martesa e pavlefshme) ose zgjidhjes (shkurorëzimit). Martesa mund të zgjidhet me shkurorëzim vetëm në bazë të vendimit të gjykatës, ku, njëri apo të dy bashkëshortët me marrëveshje të dyanshme mund të kërkojnë shkurorëzim duke parashtruar padi në gjykatën kompetente. E drejta për ngritjen e padisë për shkurorëzim nuk mund të kalohet te trashëgimtarët, por trashëgimtarët e paditësit mund të vazhdojnë procedurën e filluar për të verifikuar bazën e padisë.

Nëse njëri nga bashkëshortët paraqet padi për shkurorëzim, kurse bashkëshorti tjetër më së voni deri në përfundimin e seancës kryesore gjyqësore, deklaron shprehimisht se nuk e kundërshton bazueshmërinë e kërkesëpadisë, do të konsiderohet se bashkëshortët kanë paraqitur propozimin për shkurorëzim me marrëveshje. Bashkëshorti mund të kërkojë shkurorëzim kur marrëdhëniet martesore janë çrregulluar seriozisht ose në mënyrë të vazhdueshme, ose kur për shkaqe të tjera është zgjidhur në mënyrë të pa kthyeshme.

Bashkshortët para lidhjes së martesës, kanë të drejtë të lidhin kontratë ku parashikojnë kushte në lidhje me regjimin pasuror, që do të ndiqet gjatë martesës.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.