Padi për Alimentacion (Mbajtje)

Detyrimi ushqimor pas zgjidhjes së martesës është një ndër detyrimet kryesore të secilit prindi ndaj fëmijës së tij që duhet të përmbushet dhe pas zgjidhjes së martesës. Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykata ka parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që detyrohet të përmbush detyrimin. Shuma për detyrimin ushqimor nuk është përcaktuar fikse, por është lënë në vlerësimin e gjykatës. Detyrimi ndaj fëmijës është zakonisht ndaj të miturit me përjashtim nëse është duke vijuar shkollimin deri në moshën 25 vjeçare. Po ashtu, detyrimi për ushqim mund të shtrihet edhe ndaj bashkshortit nëse i njëjti është i paafatë për punë dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për të jetuar.

Me padi për Alimetacionin (mbështetje financiare), sigurohet detyrimi ligjore që një bashkshort duhet t’i siguroj tjetrit gjatë dhe pas divorcit. Duke obliguar të paguaj një shumë të caktuar të parave në muaj, në emër të shpenzimeve të ushqimit apo kujdesit për fëmijën. Duke përfshirë:

  • Shpenzimet e ushqimit;
  • Shpenzimet e shkollimit;
  • Shpenzimet e mjekimit;
  • Shpenzimet e higjenës;
  • Shpenzimet e rekreacionit;
  • Shpenzimet sportive;
  • Edukim shtesë;
  • Trajnim;
  • Etj.

Mbajtja apo ushqimi siç njihet në legjislacion dhe teorinë juridike paraqet një institut juridik përmes të cilit i sigurohet mbajtje personit që ka nevojë respektivisht nuk ka mjete të mjaftueshme për ekzistencë dhe plotësimin e nevojave të domosdoshme jetësore. E drejta për të kërkuar mbajtje është e drejtë e garantuar me ligj dhe si e tillë paraqitet si detyrim ligjor për palën e cila sipas ligji është e detyruar të ofroj mbajtje. Në këtë punim do të trajtohet e drejta e mbajtjes (ushqimit) në këndvështrim me dispozitat ligjore në Kosovë dhe me referenca të caktuara në mënyrën e zbatimit në praktik. Ky vështrim ka për qëllim të sqarohen dispozitat ligjore pasi që përbëjnë bazë të re ligjore me të cilin është rregulluar e drejta e mbajtjes (ushqimit).

Faktorët përcaktues në dhënien e alimentacionit janë edhe:

  • Nevojat financiare të palës që kërkon ushqim;
  • Aftësia e paguesit për të paguar;
  • Stili i jetës që çifti gëzonte gjatë martesës;
  • Çfarë është në gjendje të fitojë secila palë, përfshirë ato që fitojnë në të vërtetë, si dhe aftësinë e tyre të fitimit;
  • Kohëzgjatja e martesës;

    Faktorë të tjerë të zakonshëm që gjykatat zakonisht konsiderojnë përfshijnë:
  • Aftësia e paguesit për të paguar;
  • Nevojat e marrësit;
  • Mosha e secilit bashkëshort;
  • Shëndeti fizik dhe mendor i secilit bashkëshort;

Pagesa e ushqimit mund të pushojë në rast të ndodhjes së mëposhtme:

  • Marrësi rimartohet;
  • Fëmijët e tyre arrijnë moshën e pjekurisë;
  • Një gjykatë vendos që pas një kohe të arsyeshme, marrësi nuk ka bërë një përpjekje të kënaqshme për t’u bërë vetë-mbështetës;
  • Pagesa e paguesit, pasi gjyqtari mund të vendosë të modifikojë shumën e detyrimit për ushqim;
  • Vdekja e secilës palë;
  • Refuzimi për të paguar ushqimin e urdhëruar nga gjykata.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.