Padi për pjestim të pasurisë së Përbashkët

Pasuria e Përbashkët dhe e Veçantë në Martesë, Pasuria e cila i ka takuar bashkëshortit në çastin e lidhjes së martesës do të mbetet pasuri e veçantë e tij.

Me Padi për pjestimin e pasurisë së përbashkët:

  • Pasuria e veçantë është gjithashtu edhe pasuria e fituar gjatë kohëzgjatjes së martesës përmes trashëgimit, dhurimit apo ndonjë forme tjetër ligjore të fitimit të pasurisë;
  • Pasuria që i takon bashkëshortit duke u bazuar në proporcionin e pasurisë së përbashkët është gjithashtu pasuri e veçantë, Një prodhim arti, punë intelektuale apo pronë intelektuale konsiderohet pasuri e ndarë e bashkëshortit/ës që e ka krijuar;
  • Secili bashkëshort në mënyrë të pavarur e administron dhe e posedon pasurinë e vet të veçantë gjatë gjithë kohës së martesës;
  • Pasuri e përbashkët e bashkëshortëve është pasuria e fituar me punë gjatë vazhdimit të martesës, si edhe të hyrat që rrjedhin nga pasuria e tillë;
  • Pasuria e përbashkët mund të përfshijë gjithashtu të drejtat sendore dhe të detyrimeve. Pasuria e bashkëshortëve e fituar bashkërisht përmes lojërave të fatit konsiderohet pasuri e përbashkët;
  • Bashkëshortët janë pronarë të përbashkët në pjesë të barabarta të pasurisë së përbashkët nëse ndryshe nuk janë marrë vesh. Pasurinë e përbashkët bashkëshortore gjatë martesës bashkëshortët e administrojnë dhe e disponojnë bashkërisht dhe me marrëveshje;
  • Kur vetëm njëri prej bashkëshortëve regjistrohet si bartës i së drejtës pronësore për pasurinë e përbashkët në regjistrin e të drejtave në pasuri të patundshme, do të konsiderohet se regjistrimi është bërë në emër të dy bashkëshortëve. Pasuria nuk mund të tjetërsohet pa pëlqimin e të dy bashkëshortëve, ashtu siç është përcaktuar me ligjin në fuqi.

Në rastet kur që të dy bashkëshortët janë të regjistruar në Regjistrin publik të paluajtshmërive si pronarë të përbashkët në pjesë të caktuara, konsiderohet se ata në këtë mënyrë e kanë bërë pjesëtimin e pasurisë së përbashkët.

Parashkrimi nuk rrjedh:

  • Ndërmjet bashkëshortëve;
  • Ndërmjet prindërve dhe fëmijëve derisa zgjat e drejta prindërore;
  • Ndërmjet personit nën kujdestari dhe kujdestarit të tij si dhe të organit të kujdestarisë, gjatë kohës së kujdestarisë dhe derisa të mos paraqiten llogaritë;
  • Ndërmjet dy personave që jetojnë në bashkëjetesë, derisa ekziston ajo bashkëjetesë;
  • Si dhe, gjatë kohës së mobilizimit në rastin e rrezikut të drejtpërdrejt të luftës ose gjatë luftës lidhur me kërkesat e personave në detyrë ushtarake;
  • Në pikëpamje të kërkesave që kanë personat e punësuar në ekonomi të huaj shtëpiake ndaj punëdhënësve ose anëtarëve të familjes së tij që bashkëjetojnë me te, derisa zgjat ajo marrëdhënie.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.