Me termin dëm nenkuptojmë zvogëlimin e përfitimit pasuror të dikujt ose parandalimin e rritjes së të njëjtës si dhe shkaktimin e dhimbjeve ne aspekt fizik, mendor si dhe shkaktimin e frikës. Secili person ka për detyrë të përmbahet nga veprimi që mund t’i shkaktoj dëm tjetrit. Në të kundërtën ka për detyrë të shpërblejë shpenzimet tjetrit për dëmin e shkaktuar.
Personi përgjegjës ka për detyrë ta rivendosë gjendjen e cila ka qenë para se të shkaktohet dëmi. Në qoftë se rivendosja e gjendjes së mëparshme nuk e mënjanon plotësisht dëmin, personi përgjegjës ka për detyrë që për pjesën tjetër të dëmit të japë shpërblimin në të holla. Kur rivendosja e gjendjes së mëparshme nuk është e mundur, apo kur gjykata konsideron se nuk është e domosdoshme që këtë ta bëjë personi përgjegjës, gjykata do të caktojë që ai t`ia paguajë të dëmtuarit shumën përkatëse në të holla në emër të shpërblimit të dëmit.
Në Përgjegjësinë Deliktore Civile njohim dy lloje të përgjegjësisë juridike civile:
- Përgjegjësia deliktore civile që d.m.th se dëmi është pasojë e veprimit deliktor. Kur është fjala për përgjegjësinë, pra që të ekzistoj përgjegjësia subjektive dhe përgjegjësia deliktore civile për dëmin e shkaktuar, patjetër duhet të plotësohen këto kushte:
- Dëmi të jetë shkaktuar;
- Dëmi të jetë i shkaktuar me veprimin e kundërligjshëm;
- Ekziston faji i dëmtuesit;
- Ekziston aftësia deliktore; dhe
- Ekziston lidhja kauzale ndërmjet veprimit të kundërligjshëm dhe dëmit.
Në sistemin tonë juridik ekzistojnë dy lloje të instituteve të dëmit, edhe atë dëmi material dhe jomaterial. Dëmi material përfshin vlerat e fitimit të pasurisë si p.sh.,: Ulja e fitimit të pasurisë ose parandalimin e rritjes së saj dhe shkaktimin e dhimbjes fizike.
Dëmi jomaterial përfshin një sërë vlerash:
- Dhimbje shpirtërore;
- Shkaktim të frikës;
- Dëmtim emocional;
- Cënimit të autoritetit;
- Cënimit të dinjitetit;
- Cënimit të personalitetit; dhe
- Cënim të krijimit intelektual.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.