Siguria dhe shëndeti në punë ka të bëjë me garantimin nga ana e Punëdhënësit, për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të punëmarrësve, e cila obligohet në përputhje me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë, nëpërmjet:
- Parandalimin e rreziqeve profesionale;
- Eliminimin e faktorëve të rrezikut dhe aksidenteve;
- Informimit;
- Konsultimit;
- Pjesëmarrjes së balancuar në përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Trajnimit të të punësuarve, përfaqësuesve të tyre; dhe
- Udhëzimeve të përgjithshme për zbatimin e këtyre parimeve.
Ndërsa, mungesa e ofrimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, parashihet Shpërblimi i dëmit në rast të lëndimit trupor ose të dëmtimit të shëndetit, ku thuhet se, Kush i shkakton tjetrit lëndim trupor ose ia dëmton shëndetin ka për detyrë të shpërblejë shpenzimet rreth mjekimit dhe shpenzimet tjera të nevojshme lidhur me ketë, si dhe fitimin e humbur për shkak të paaftësisë për punë gjatë kohës së mjekimit. Po ashtu, Në qoftë se i lënduari për shkak të paaftësisë së plotë ose të pjesshme për punë e humb fitimin, ose nevojat janë shtuar vazhdimisht, ose mundësitë e zhvillimit dhe të përparimit të tij të mëtejshëm janë zhdukur ose janë pakësuar, personi përgjegjës ka për detyrë t`i paguajë të lënduarit rentën e caktuar në të holla, si shpërblim për këtë dëm.
Kompensimi për lëndimet në punë, parashihet për:
- Dhembjet e pësuara fizike;
- Dhembjet e pësuara shpirtërore për shkak të zvogëlimit të aktivitetit jetësor;
- Shëmtimi;
- Cenimit të autoritetit;
- Nderit, të lirive ose të të drejtave të personalitetit;
- Vdekjes së personit të afërm; si dhe
- Frikës;
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.