Padi kundër Diskriminimit

Përmes Padisë për Mbrojtja nga Diskriminimi, mundësohet parandalimi i diskriminimit në bazë të: racës, etnisë, kombësisë, gjendjes sociale, religjioze, martesore, personale, shëndetësore, orientimit seksual, politik, etj., me qëllim trajtimin e pa barabartë për të gjithë institucionet publike apo private që ndërlidhen me:

  • Punësimin, pagat, trajnimet;
  • Arsimimin;
  • Mbrojtje shëndetësore;
  • Aktivitete kulturore;
  • Sigurinë personale;
  • Aktivitete sportive;
  • Pjesëmarrje në art dhe shkencë;

Diskriminim, nënkuptohet kur një person trajtohet, është trajtuar, ose do të trajtohet në mënyrë të pabarabartë në krahasim me tjetrin. Kur personat të cilët e konsiderojnë se parimi i trajtimit të barabartë nuk është zbatuar ndaj tyre, paraqesin faktet para organit administrativ apo Gjykatës kompetente, nga të cilat mund të supozohet se ka pasur diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, barra e provës bie mbi palën e paditur, e cila duhet të dëshmojë se nuk ka pasur shkelje të parimit të trajtimit të barabartë. Gjykata kompetente ose organi administrativ që ka konstatuar se është bërë shkelje e këtij ligji mund të shqiptojë sankcione varësisht nga natyra dhe lloji i shkeljes si dhe ndikimi i saj në viktimën apo viktimat. Saksionet e parapara me vendimin e organit kompetent ndaj personit fizik dhe juridik të cilët cënojnë dispozitat e këtij ligji përfshijnë:

Kompezimin për dëmin material dhe moral i shkaktuar nga Diskriminimi, përfshinë kthimin e të drejtave dhe masat e tjera të parapara me legjislacionin në fuqi, e të cilat organi kompetent i vlerëson si të përshtatshme. Ndërsa, secili person fizik dhe juridik ose kombinim i tyre, i cili ka shkaktuar diskriminim, i shqiptohet dënimi me gjobë në bazë të natyrës dhe shkallës së shkeljes.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.