Padi për Lehoni

E drejta në shfrytëzimin e pushimit të lehonisë është e drejtë e garantuar me dispozitat ligjore në fuqi, ku me prezantimin e certifikatës mjekësore, pushimi i lehonisë mund të fillohet deri në dyzetepesë (45) ditë para datës kur pritet të lind. Pushimi i lehonisë prej gjashtë (6) muajsh është obligative, ndërsa në rast se nuk dëshironi ta shfrytëzoni pjesën e mbetur të pushimit, me njoftim të punëdhënësit jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë para përfundimit të pushimit, mund të kërkoj kthimin në punë.

Benifitet e pushimit të lehonisë janë:

  • Pushimi i lehonisë femrës së punësuar i takon në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajve;
  • Gjashtë (6) muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës bazë;
  • Tre (3) muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare në Kosovë; dhe
  • Pushimi i lehonisë mund të zgjatet edhe për tre (3) muaj të tjera pa pagesë;
  • Të njëjtat të drejta mund t’i realizojë edhe i ati i fëmijës me rastin e sëmundjes së nënës, braktisjes së fëmijës nga nëna, apo vdekjes së nënës;
  • Babai i fëmijës ka të drejtën për dy (2) ditë pushim me pagesë me rastin e lindjes ose adoptimit të fëmijës, si dhe dy (2) javë pushim të papaguar pas lindjes së fëmijës, ose adoptimit të fëmijës, në periudhën derisa fëmija ta ketë arritur moshën tri (3) vjeç;
  • Në rastet kur gjatë shfrytëzimit të lehonisë të paguar nga Qeveria e Kosovës, gruas apo burrit të punësuar i ndërpritet kontrata e punës, kompensimi i pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror i paguhet deri në përfundim të këtij tremujori;
  • Në rastet e humbjes së fëmijës, për sa kohë që lehonës i nevojitet të këndellet nga lindja dhe nga gjendja psikike e shkaktuar nga humbja e fëmijës, asaj i lejohet pushimi jo më pak se dyzetepesë (45) ditë, sipas udhëzimit mjekësor;
  • Në rastet kur fëmija i cili domosdo ka nevojë për përkujdesje të veçantë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, respektivisht fëmija i cili është me aftësi të kufizuara të përhershme, njëri prej prindërve me skadimin e pushimit të lehonisë ka të drejtë, që të punojë me gjysmë orari të punës derisa fëmija t’i mbushë dy (2) vjeç.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.