Padi dëmshpërblimi për trajtim mjekësor

Secili qytetar, që është subjekt i mjekimit jo të duhur, jo efikas, me diagnozë apo terapi të gabuar, pa pëlqim paraprak, apo kequshtrimi i praktikave mjekësore nga ana e mjekut, e personelit ndihmës të tij apo nga institucioni shëndetësor për shkak të neglizhencës, paaftësisë apo edhe për shkak të kuriozitetit dhe veprimeve eksperimentale të ndërmarra ndaj pacientit përbën shkelje ligjore, dhe rrezikon të sjellë dëmtimin e shëndetit të pacientit.

Nëse në një rast të tillë vjen një dëm real, atëherë të dëmtuarit i lind e drejta ligjore për t’iu drejtuar gjykatës me padi për një shpërblim të drejtë, e cila do të tentonte të rivendoste situatën e mëparshme, duke rekuperuar për aq sa do të ishte e mundur të dëmtuarin, si:

  • Si rezultat i pakujdesisë mjekësore;
  • Trajtimit mjeksor jo i dinjitetshëm;
  • Marrja e mjekimit jo të duhur;
  • Rrezikim shëndeti me anë të mjekimit; mjekimi rrezikon shëndetin e tij;

    Padia përmban kërkesë për:
  • Dhimbjet trupore – fizike të përjetuara;
  • Për zvoglimin e aktiviteteve të përgjithshme jetësore;
  • Kompensim për dëmin material;
  • Si dhe për dhimbjet shpirtrore, si kompensim në të holla që është statisfacion në emër të dëmit jo material;

Përveç Padisë drejtuar gjykatës, mund të drejtohet dhe ankesë me shkrim pranë Inspektoratit Shëndetësor, për:

  • Shkejet esenciale të etikës profesionale mjekësore;
  • Të normave të sigurisë teknike dhe aspekteve mjekësore;
  • Gabimet gjatë procesit të trajtimit dhe mos zbatimi i procedurave përnevoja të kujdesit shëndetësor;
  • Mos respektimi i parakushteve të nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe sjellja e pahijshme me qytetarë.

Po ashtu, trajtimi i pandërgjegjshëm mjeksor, apo dhe mosdhënia e ndihmës mjekësore, është vepër penale e dënueshme deri në 3 vit, e në raste të cakutara deri në 5 vite burgim.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.