Padi për dëmshpërblim nga Aksidenti

Në bazë të Ligjit të marrëdhënieve detyrimore me termin dëm nenkuptojmë zvogëlimin e përfitimit pasuror të dikujt ose parandalimin e rritjes së të njëjtës si dhe shkaktimin e dhimbjeve ne aspekt fizik, mendor si dhe shkaktimin e frikës.

Në sistemin tonë juridik ekzistojnë dy lloje të instituteve të dëmit, edhe atë dëmi material dhe jomaterial. Dëmi material përfshin vlerat e fitimit të pasurisë sic janë ulja e fitimit të pasurisë ose parandalimin e rritjes së saj dhe shkaktimin e dhimbjes fizike. Dëmi jomaterial përfshin një sërë vlerash shpirtërore, psikologjike, emocionale, shkelje të të drejtave përsonale, dhimbje shpirtërore, frikë, zvogëlim i aktivitetit jetësor, turp, nder, reputacion, dinjitet, krijim intelektual etj., të cilat plotësohen me kompensim monetar.

Me shkaktimin e aksidenteve në komunikacion mund të vijë deri te shkaktimi i dëmit material dhe jomaterial. Në ligjin për marrëdhëniet detyrimore është përcaktuar se kush është përgjegjës në qoftë se vjen deri te shkelja e të drejtave pronësore dhe personala e rrespektivisht dëmtimi i tyre, ekziston faji ne qoftë se shkaktuesi i dëmit atë e ka bërë me dashje ose me pakujdesi të skajshme. Në qoftë se ndodhë aksidenti automobilistik, në qoftë se personi që është përgjegjës për aksidentin dhe atë e ka shkaktuar nga pakujdesia ose me dashje, do të mbajë përgjegjësi duke bartur fajin për shkaktimin e aksidentit.

Kështu, Aksidentet e trafikut janë fatkeqësi e papritur që i sjell dëm material dhe jo material njeriut.

Sot, në përballje me këtë përditshmëri fatkeqe, përmes këtyre instruksioneve, ju duheni të:

  • Ndaluni në vendin e ngjarjes;
  • Telefononi policinë për të raportuar aksidentin;
  • Prisni policinë dhe qëndroni së bashku me zyrtarin policor dhe raportoni aksidentin sepse raporti policor që shkruhet në vedin e aksidentit është shumë i rëndësishëm për rrethanat e aksidentit si dhe është poashtu dëshmi e kërkesës për mbulimin e dëmeve të aksidentit, tregoni detajet e aksidentit në tërsi duke treguar saktësisht aksidentit;
  • Ndërsa ju pyesin rreth lëndimit edhe nëse nuk ndjeni dhimbje thoni se nuk jeni të sigurt nëse keni pësuar lëndim, sepse zakonisht pas aksidentit dëmtimet shfaqen disa orë pas saj;
  • Shkëbeni informatat personale me palë tjetër, pëfshirë: emrin, mbiemrin, numrin kontaktues, adresën, brendin e veturvs, modeli, ngjyra, dokumenti i regjistrimit të veturës, targa;
  • Bëni fotografi të vendin të ngjarjes, aksidentit, automjetit dhe ruani si dëshmi sepse secili aksident mund të përfundoj në gjykatë, merrni kujdes mjekësor nëse jeni të lënduar në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare, merreni raportin mjekësor;
  • Kontaktoni kompaninë e sigurimeve njoftone për aksidentin dhe gjendjen e veturës, si dhe në rast se vetura juaj nuk është në gjendje të lëvizë kërkoni asistencë rrugore për bartje të automjetit; si dhe
  • Kontaktoni avokatin tuaj, sepse si të jeni apo të mos jeni fajtor, avokati do të iu këshilloj për ecurinë e procedurës.

    Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.