Konsulencë Siguria dhe Shëndeti në Punë, për të iu njoftuar me njërën nga komponentët më të rëndësishëm të të drejtave të njeriut, e mbrojtur me legjislacionet përkatëse dhe konventat ndërkombëtare, me organizimin e procesit të punës në përputhje me Rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, akteve ligjore dhe nënligjore të aplikueshme.
Mos mos ofrimi eventual i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore, është e dënueshme me gjobë, dhe e kualifikuar dhe si vepër penale.
Obligimet që rjedhin nga legjislacioni, secili punëdhënës duhet përcaktuar masat për përmirësimin e shkallës së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, duke eliminuar parregullësitë, duke përfshirë:
- Krijimin e kushteve të mira të punës;
- Parandalimin e rreziqeve profesionale;
- Eliminimin e faktorëve të rrezikut dhe aksidenteve;
- Identifikimi i kërcënimeve dhe vendosja e kontrollit dhe menaxhimit të tyre;
- Kontrollimi shëndetësor i punëtorëve;
- Hetimi dhe raportimi i aksidenteve;
- Trajnimi i të punësuarëve;
- Vlerësimi i Riskut dhe përpilimi i dokumentit për Vlerësimin e Riskut;
- Inspektimi dhe Testimi sistematik i mjeteve të punës;
- Përgatitja dhe realizimi i programit për trajnime për të punësuarit për kryerjen e sigurt të punës;
- Kryerja e matjeve periodike të dëmtimeve: kimike, fizike, biologjike si dhe dëmtimeve nga kushtet mikroklimatike në ambientin e punës;
- Motivimi i stafit – punëtorëve;
- Parandalimin e rreziqeve: kimike, fizike, biologjike, substancat acidike dhe radioaktive;
- Parandalimin e kontaktit me: pluhur, lengje, gazra, tym, zhurmë, dridhje, temperaturë, vibracion;
- Vendosja e shenjave;
- Parandalimin e dëmtimeve që lidhen me organizimin e punës;
- Rreziqe që lindin nga mundimet psikike dhe psikofiziologjike;
- Dëmtimet nga sëmundjet profesionale apo sëmundjet lidhur me punën;
- Dhënia e këshillave profesionale nga Siguria dhe Shëndeti në Punë; dhe
- Sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse për të punësuarit: mbrojtja e kokës, frymarrjes, syve, dëgjimit, gjymtyrëve, trupit;
- Etj.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.