Përfaqësimi është një institucion ligjor në bazë të të cilit një përfaqësues i caktuar me ligj ose nga në mënyrë të vullnetshme nga pala, kryen aktivitet ligjor në emër të palës brenda tagreve që i janë dhënë nga ligji, nga prokura ose nga gjykata, veprime juridike në emër e për llogari të një personi fizik ose juridik.
Përmes Përfaqësimit, brenda normave juridike, mbrojmë të drejtat e subjektet e caktuara para gjykatës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Kështu, përmes përfaqësimit:
- Zhvillohet konsulta me klientin, bëhet marrja e informatave, dhe spjegimi i rastit lidhur me çështjen;
- Përcaktohen kriteret, rregullat, dhe mundësitë për të realizuar sa më mirë përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave;
- Administrohet tërë procesi, duke pëfshirë norma procedurale, dhe materiale që ndikojnë në interesin e klientit dhe cilësinë e mbrojtjes;
- Parashikohet çështja e mbrojtjes duke u zbërthyer problemi juridik dhe duke u përcaktuar përmbajtja juridike e mbrojtjes;
- Studimi më i thellë i çështjes, duke përfshirë: mbledhjen e provave, përgatitja e gjendjes faktike dhe juridike, lidhur me rastin;
- Prezantohet propozimi i draft – çështjes, se si do të realizohet mbrojtja; dhe
- Realizohet përfaqësimi para institucioneve administrative dhe gjyqësore.
- Etj.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.