Kallëzim Penal

Kallëzimi Penal, paraqitet për veprat penale, për të cilat pretendohet se është shkaktuar Vepra Penale, duke kërkuar vënien para përgjegjësisë tek instituconet përgjegjëse dhe dënimin e tyre me burgim. Çdo person ka të drejtë të kallëzojë veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe detyrohet ta bëjë këtë në rastin kur moskallëzimi i veprës penale paraqet vepër penale.

Kallëzimi Penal i paraqitet Prokurorit kompetent të shtetit, për pretendimet të kategorizuara si më poshtë:

Veprat Penale kundër Jetës dhe Trupit: Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërperja e palejuar e shtatëzanisë, sterilizimi i detyruar, gjymtimi i organeve gjenitale femrore, kanosja, ngacmimi, ngacmimi seksual, sulmi, lëndimi i rëndë trupor, lëndimi i lehtë trupor, pjesëmarrja në rrahje, mosdhënia e ndihmës, dhe braktisja e personit të pa aftë.

Veprat Penale kundër Lirive dhe të Drejtave të Njeriut: Rrëmbimi, Shtrëngimi, Privimi i kundërligjshëm i lirisë, Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, Rrëmbimi, Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike,Tortura, Cënimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve, Kontrollimi i kundërligjshëm, Cënimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike, Zbulimi i paautorizuar i informacionit konfidencial, Përgjimi i autorizuar, Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara, Shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit, Parandalimi ose pengimi i tubimit publik, Cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik, dhe Parandalimi i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura dhe emetimit të programeve.

Veprat Penale kundër Lirive dhe të Drejtave të Njeriut: Rrëmbimi, Shtrëngimi, Privimi i kundërligjshëm i lirisë, Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, Rrëmbimi, Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike,Tortura, Cënimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve, Kontrollimi i kundërligjshëm, Cënimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike, Zbulimi i paautorizuar i informacionit konfidencial, Përgjimi i autorizuar, Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara, Shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit, Parandalimi ose pengimi i tubimit publik, Cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik, dhe Parandalimi i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura dhe emetimit të programeve.

Veprat Penale kundër Drejtave të Marrëdhënies së Punës: Kushdo që me vetëdije nuk e zbaton ligjin apo kontratën kolektive për punësimin apo ndërprerjen e marrëdhënies së punës; pagat apo të ardhurat e tjera; kohëzgjatjen e orarit të punës; punën jashtë orarit apo punën me ndërrime; pushimin apo mungesën nga puna; ose mbrojtjen e grave, dhe fëmijëve apo personave me aftësi të kufizuara dhe kësisoj punëtorit ia mohon apo ia kufizon të drejtat që i takojnë.

Veprat Penale kundër Integritetit Seksual: Lajthimi në fakt lidhur me moshën e viktimës, dhunimi, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, sulmi seksual, degradimi i integritetit seksual, ofrimi i materialit pornografik persobëdhjet vjet, keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi, nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm martese, mundësimi ose detyrimi në prostitucion, ofrimi i lokaleve për prostitucion, dhe marrëdhëniet seksuale brenda familjes.

Veprat Penale kundër Martesës dhe Familjes: Bigamia (lidhja e martesës derisa është i martuar), Mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme, Martesa e detyruar, Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet,Ndryshimi i statusit familjar të fëmijës,Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës,Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës, Shkelja e detyrimeve familjare, Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës, Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve, Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve, dhuna në familje, dhe Personi madhoror i cili bashkëjeton në një bashkësi jashtëmartesore me personin në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet.

Veprat Penale kundër Shëndetit Publik: Përhapja e sëmundjeve ngjitëse, Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, Përhapja e sëmundjeve venerike, Përhapja e virusit HIV,Punësimi i personave të infektuar me sëmundje ngjitëse, Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor, Mosdhënia e ndihmës mjekësore, Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave, Përgatitja dhe dhënia e pandërgjegjshme e barërave, Transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore, Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore, Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë, Dhënia ose përdorimi i certifikatës së rreme të mjekut apo të veterinarit, Ndotja e ujit të pijshëm, Ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët, Ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët, dhe Shërbimi me pije alkoolike i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet.

Veprat Penale kundër Narkotikëve: Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope, Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge, Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, Organizimi, dhe drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope.

Veprat Penale kundër Ekonomisë: Veprimtaria e pandërgjegjshme ekonomike, Shkaktimi i falimentimit, Shkaktimi i falimentimit të rrejshëm, Mashtrimi në procedurën e falimentimit, Mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve, Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, Lidhja e kontratës së dëmshme, Komunikimi i paautorizuar i sekretit tregtar, Falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës, Falsifikimi i shenjave me vlerë, Cenimi i të drejtave të patentë, Cenimi i të drejtave të autorit, Shmangia e masave teknologjike, Mashtrimi i konsumatorëve, Mashtrimi i blerësve, Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, Keqpërdorimi i pozitës së monopolit, Falsifikimi i parasë, Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme, Prodhimi, furnizimi, shitja, posedimi ose dhënia në shfrytëzim e mjeteve për falsifikim, Tregtia e ndaluar, Prodhimi i ndaluar, Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit,Shpërlarja e parave, Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, Mashtrimi në shkëmbimin e letrave me vlerë, Keqpërdorimi i informatave të brendshme, Marrëveshja dhe mashtrimi me letrat me vlerë të Qeverisë, Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, Pranimi i rryshfetit në sektorin privat, Dhënja e rryshfetit në sektorin privat, Kontrabandimi i mallrave, dhe Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.

Veprat Penale kundër Pasurisë: Vjedhja, Vjedhja e shërbimeve, vjedhje e rëndë, vjedhje grabitqare, grabitja, shpërdorimi i pasurisë së huaj, marrja në posedim e pasurisë së luajtshme, uzurpimi i paligjshëm i pronës së luajtshme, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, zjarrëvënia, mashtrimi, mashtrimi me subvencione, mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar, keqpërdorimi I sigurimit, hyrja në sistem kompjuterik, detyrimi, shantazhi, keqpërdorimi i besimit, fajeja, Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër, Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, Fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë, Cenimi i paprekshmërisë së mjeteve motorike, Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes, dhe Kurdisja e ndeshjes ose e sportit.

Veprat Penale kundër Mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore: Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit, Mbajtja e paligjshme e substancave dhe e mbeturinave të rrezikshme, Lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin, Dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit,Prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve, Dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme, Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere, Moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve, Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve, Shkatërrimi i botës bimore me materie të dëmshme,Shkretërimi i pyjeve, Vjedhja e pyllit, Gjuetia e kundërligjshmem, Shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës,Shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës, Peshkimi i kundërligjshëm, Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës, dhe Punimet e paautorizuara dhe përvetësimi i monumenteve kulturore.

Veprat Penale kundër Sigurisë së Përgjithshme të Njerëzve dhe Pasurisë: Shkaktimi i rrezikut të Përgjithshëm, Asgjëmi, dëtimi ose heqja e instalimeve publike, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës, Ndërtimet paleje, Punimet ndërtimore të kundërligjshme, Dërgimi apo transportimi i kundërligjshëm i lëndëve eksplozive ose lëndëve ndezëse, Mos evitimi i rrezikut, dhe Keqpërdorimi i sinjalit të fatkeqësisë apo të rrezikut.

Veprat Penale kundër Sigurisë së Trafikut Publik: Rrezikimi i trafikut publik, Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur,Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme, Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik,Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik, dhe Keqpërdorimi i sinjaleve ndërkombëtare të komunikacionit.

Veprat Penale kundër armëve: Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, Lejet, pëlqimet dhe licencat e rreme të armëve dhe dhënia e informatave të rreme, dhe Prodhimi dhe sigurimi i armëve dhe mjeteve për kryerjen e veprave penale.

Veprat Penale kundër Administrimit të Drejtësisë dhe Administratës Publike: Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale, moslajmërimi i veprave penale apo kryersve të tyre, Moslajmërimi i personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal, dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, Dhënia e ndihmës personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal, Lajmërimi apo kallëzimi i rremë, Deklarimi i rremë nën betim, Deklarimet e rreme, Deklarata e rreme të dëshmitarëve bashkëpunues, Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare, Frikësimi gjatë procedurës penale, Hakmarrja, Manipulimi me prova, Falsifikimi i dokumenteve, Shkelja e fshehtësisë së procedurës, Mospërfillja e gjykatës, Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, Legalizimi i përmbajtjes së rreme, Rrebelimi i personave të privuar nga liria, Arratisja e personit të privuar nga liria, Mundëimi i arratisjes së personave të privuar nga liria, Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria, dhe Mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, Veprimtarisë ose detyrës.

Veprat Penale kundër Rendit Publik: Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, Sulmi ndaj personit zyrtar, Thirrja për rezistencë, Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, Mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm, Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare, Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor, Prezantimi i rremë si person zyrtar, Vetëgjyqësia, Dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike, Pengimi i ceremonive fetare, dhe Dëmtimi i varreve apo kufomave.

Korrupsioni Zyrtar dhe Veprat Penale kundër Detyrës Zyrtare: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, Keqpërdorimi i informatës zyrtare, Konflikti i interesit, Përvetësimi në detyrë, Mashtrimi në detyrë, Përdorimi i paautorizuar i pasurisë, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj apo personave të huaj zyrtar, Ushtrimi i ndikimit, Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare, Falsifikimi i dokumentit zyrtar, Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme, Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor, dhe Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.