Inspektorati i Punës është është organ i pavarur i Administratës Shtetërore, i cili bënë monitorimin e zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë. Inspektorati i Punës mbikëqyrë edhe zbatueshmërinë e akteve nënligjore që dalin nga këto ligje dhe që lidhen me marrëdhënien e punës si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë. Përcaktimi dhe shqiptimi i gjobave për shkeljen e dispozitave të ligjit të punës sanksionohet me Udhëzimin administrativ për përcaktimin dhe shqiptimin e gjobave për shkeljen e dispozitave të ligjit të punës, ndërsa ligjet tjera kanë shumat e përcaktuara varësisht prej Ligjit.
Përmes ankesës pranë Inspektoratit të Punës, mundësohet mbrojtja juridike nga marrëdhënia e punës. Dhe, vendoset masë ndëshkuese – gjobë, ndaj cënuesit të marrëdhënies së punës dhe sigurisë në punë, për shkeljet ligjore të konstatuara:
- Të drejtat e garantuara për të punësuarit;
- Kontrata e Punës;
- Pagesë të Kontributeve;
- Pagë mujore;
- Specifikimi i pagës bazë;
- Pagë shtesë për punë jashtë orarit;
- Pushimet: ditore, javore, mujore dhe vjetore;
- Pushim mjeksësor;
- Lëndimet në Punë;
- Mbrojtja nga Diskriminimi;
- Risistemimin në vendin e punës;
- Mbrojtjen nga ndërprerja e Kontratës së Punës;
- Procedurat disiplinore lidhur me ndërperjen e Kontratës së Punës;
- Njoftimi për ndërperjen e Kontratës së Punës;
- Vendimi për ndërperjen e marrëdhënies së punës;
- Të drejtat dhe detyrimet e të Punësuarëve;
- Të drejtat dhe detyrimet e Punëdhënësit;
- Etj.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.