Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli), është i prezantuar në aktin më të lartë Juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 101.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton: “Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil, siguron respektimin e rregullave dhe parimeve, që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës.”
Sipas Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës janë përcaktuar funksionet, kompetencat, organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Baza ligjore për funksionimin e Këshillit është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Ligji për Zyrtar Publik, Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve të Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si dhe aktet nënligjore që i implementojnë këto ligje.
Funksionet e Këshillit, Për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil, Këshilli i ka këto funksione themelore:
- Shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil;
- Monitoron institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civilë, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil;
- Organizimi i Brendshëm i Këshillit.
Në Këshill mund të ankohen :
- Nëpunësit Civilë të Kosovës; dhe
- Kandidatët për punësim në Shërbimin Civil të Kosovës.
Nëpunësi civil, apo kandidati për pranim në shërbimin civil, i cili është i pakënaqur me vendimin e organit të punësimit, ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Këshill për pretendimin e shkeljes së rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil të Republikës së Kosovës.
Ankesa mund të parashtrohet në këto mënyra:
- Drejtpërdrejt në Këshill;
- Përmes postës;
- Ankesa parashtrohet nga vetë ankuesi, përfaqësuesi me autorizim apo përfaqësuesi i përbashkët (në rastet e ankuesve në grup).
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.