Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, pavarësisë, epërsisë së të drejtave të njeriut, konfidencialitetit dhe profesionalizmit. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.
Përmes ankesës tek Avokati i Popullit:
- Avokati i Popullit ka për detyrë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individëve;
- Parandalimin e torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese;
- Mbrojtja, mbikëqyrja dhe promovimi i të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik dhe juridik nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike, institucioneve dhe personave apo autoriteteve tjera të cilët ushtrojnë autorizime publike në Republikën e Kosovës.
- Pas përfundimit të hetimit Avokati i Popullit, nxjerr vendim duke paraqitur konstatimet e tij. Avokati i Popullit mund të iniciojë çështje në Gjykatën Kushtetuese.
Të drejtat e garantuara të secilit individ në Republikën e Kosovës, për të cilët avokati i popullit, është gardian i këtyre të drejtave, janë:
- Dinjiteti;
- Barazia para Ligjit;
- E Drejta për Jetë;
- E Drejta e Integritetit Personal;
- Ndalimi i Torturës;
- Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar;
- Liria dhe Siguria;
- Të Drejtat e të Akuzuarit;
- E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm;
- E Drejta për Mjete Juridike;
- E Drejta për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër;
- Liria e Lëvizjes;
- E Drejta e Privatësisë;
- E Drejta e Martesës dhe Familjes;;
- E Drejta e Besimit dhe Fesë;
- Liria e Shprehjes;
- E Drejta e Qasjes në Dokumentet Publike;
- Liria e Mediave;
- Liria e Tubimit;
- Liria e Asociimit;
- Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes;
- Mbrojtja e Pronës ;
- E Drejta për Arsim;
- Liria e Artit dhe e Shkencës;
- E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit;
- E Drejta e Fëmijës;
- Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale;
- Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave;
- Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë gjendjes së Jashtëzakonshme;
- Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre;
- Etj.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.