Propozim për lëshimin e Masës së Përkohshme

Caktimi i masave të përkohshme është një mjet i fuqishëm dhe i rëndësishëm në dispozicion të palëve ndërgjyqësore në rastet civile. Qëllimi i masave të përkohshme është që të mbrohen të drejtat dhe interesat e palëve në rastet pranë gjykatave, duke parandaluar që të ndodhin humbje apo dëme të pariparueshme, para se gjykata të merr vendim përfundimtar mbi meritat e padisë.

Përmes kërkesës për caktimin e Masës së Përkohshme, masa të tilla më së shpeshti propozohen në raste ku përfshihen:

  • Konteste pronësore;
  • Padi për borxhe;
  • Marrëdhënie pune;
  • Raste familjare.

Masat e përkohshme marrin formën e një lloj urdhri të gjykatës që ndalon palën që të ketë në dispozicion, apo në ndonjë tjetër mënyrë të trajtojë asetet e veta derisa është në pritje vendimi mbi merita të rastit. Ato po ashtu mund të marrin formën e urdhrit që disa asete të ngrihen, ose si alternativë të konfiskohen në pritje të aktgjykimit, apo që një shumë të hollash t’i paguhet gjykatës mbi baza të përkohshme.

Propozimi për masa të përkohshme:

  • Do të bëhet me shkrim;
  • Do të tregojë faktet mbi të cilat mbështetet propozimi; dhe
  • Do të specifikojë se çfarë masa të përkohshme propozohen.

Propozimi do t’i dërgohet të paditurit i cili do të ketë shtatë ditë për t’u përgjigjur në të para se të caktohet ndonjë masë e përkohshme. Megjithatë, në rastet kur paditësi mund të demonstrojë urgjencën, “masa e përkohshme e sigurimit” mund të caktohet pa i dërguar propozimin të paditurit; në raste të tilla, një kopje e vendimit me të cilin caktohet masa e përkohshme e sigurimit do t’i dërgohet menjëherë të paditurit, i cili do të ketë tri ditë për t’u përgjigjur.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.