Konsulencë Përmbarimore

Me Konsulencë Përmbarimore ju njoftoheni lidhur me procesin e përmbarimit, si faza e fundit e procesit gjyqësor. Pa përmbarim efektiv dhe në kohë të arsyeshme, palët privohen nga të drejtat e fituara me aktgjykim.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka njohur fazën e përmbarimit si pjesë integrale të gjykimit me qëllim të vlerësimit të kohëzgjatjes së arsyeshme të tij dhe vlerësimit se a iu është ofruar palëve mbrojtja e nevojshme nga gjyqësori. Kjo njohje, rezultoi me një numër të vendimeve me të cilat sanksionohen shtetet për shkelje të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut. Sigurimi i qasjes së drejtë dhe procedurave efektive të përmbarimit, tashti, u bë prioritet në gjithë Evropën.

Konsulenca Përmbarimore, rregullon procedurën përmes së cilës Gjykatat dhe përmbaruesit privat përcaktojnë dhe zbatojnë përmbarimin në bazë të dokumenteve përmbarues dhe dokumenteve të besueshme, përveç nëse me ligj të veçantë parashihet ndryshe.

Konsulenca Përmbarimore parasheh:

  • Procedurën e përmbarimit në shkallë të parë;
  • Fillimi i procedurës përmbarimore;
  • Detyrat e Organit përmbarues;
  • Zbatimi i procedurës përmbarimore;
  • Aktvendimet nga Gjykata lidhur me përmbarimin;
  • Dokumente përmbaruese;
  • Kërkesa për përmbarim në të holla;
  • Propozimi për përmbarim;
  • Tërhjekjat tërësisht apo pjesërisht nga procedura për përmbarim;
  • Përmbajtja e deklaratës për pasurinë e debitorit;
  • Aktvendimi për përmbarimin;
  • Autorizimet e organit përmbarues;
  • Të drejtat e debitorit në procedurën përmbarimore;
  • Kërkesa e personit të tretë për shtyrjen e përmbarimit;
  • Rrethanat e pezullimit të përmbarimit sipas detyrës zyrtare në këto rrethana;
  • Mjetet e rregullta të goditjes, në procedurën përmbarimore;;
  • Prapësimi;
  • Ankesa kundër vendimit mbi prapësimin;
  • Përjashtimi i sendeve për përmbarim;
  • Shitja e sendeve të sekuestruara;
  • E drejta e pengut e fituar për kredinë e debitorit nga e cila rrjedhin kamatat;
  • Veprimet ekzekutive;
  • Konkluzioni për shitjen e paluajtshmërisë;
  • Mos përmbushja e detyrimit monetar brenda afatit të caktuar nga debitori; dhe
  • Kompetencat e Përmbaruesit privat;
  • Etj.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.