Kërkesë për Lirim me Kusht

I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij.

Kërkesa për Lirim me Kusht, parasheh mundësinë e lirimit, për:

  • Jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
  • Jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
  • Jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji;

Vlen të ceket se:

  • Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje;
  • Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje;
  • Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.

Paneli për Lirim me Kusht është organ i veçantë dhe i pavarur në vendimmarrje, i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në pajtim me dispozitat ligjore të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Paneli është kompetent për shqyrtimin e të gjitha kërkesave dhe propozimeve për lirim me kusht, në bazë të raporteve të përpiluara nga ekipet profesioniste të Institucioneve Korrektuese të Kosovës. Kundër aktvendimit të Panelit  nuk lejohet ankesa dhe nuk mund të ngritet konflikt administrativ.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.