Me nocionin aktakuzë duhet kuptuar kërkesën e shkruar dhe të përpiluar në formën e caktuar ligjore të Prokurorit publik nën kushtet e caktuara me ligj, me qëllim të caktimit të shqyrtimit gjyqësor kundër personit të caktuar si i pandehur për shkak të veprës së caktuar penale.
Përmes kërkesës për hudhje të aktakuzës, përfshinë:
- Vepra për të cilën akuzohet nuk përbën vepër penale;
- Ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale;
- Ka kaluar afati i parashkrimit të veprës penale, vepra penale është e përfshirë në falje ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen; ose
- Nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë.
Po ashtu, para shqyrtimit të dytë, i pandehuri mund të paraqesë kundërshtim ndaj provave të caktuara në aktakuzë, bazuar në këto arsye: - Provat nuk janë marrë në mënyrë të ligjshme nga policia, prokurori i shtetit ose organi tjetër qeveritar;
- Provat janë në kundërshtim me rregullat ose ka bazë të artikulueshme që gjykata të çmojë provën si thelbësisht të pambështetshme;
- Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që t’i përgjigjet kundërshtimit gojarisht ose me shkrim;
- Për të gjitha provat për të cilat është paraqitur kundërshtim, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr aktvendim me shkrim të arsyetuar për lejimin ose përjashtimin e provës;
- Provat e papranueshme ndahen nga shkresat dhe mbyllen. Provat e tilla mbahen nga gjykata të ndara nga shkresat dhe provat tjera.
- Provat e papranueshme nuk mund të shqyrtohen apo të shfrytëzohen në procedurë penale, përveç në rastin e ankesës kundër aktvendimit mbi pranueshmërinë;
- Të gjitha provat kundër të cilave nuk është paraqitur kundërshtim janë të pranueshme në shqyrtim gjyqësor, përveç nëse gjykata sipas detyrës zyrtare përcakton se pranueshmëria e provës së caktuar do të cenonte të drejtat e të pandehurit të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;
Secila palë mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit. Ankesa duhet të bëhet brenda pesë (5) ditëve nga pranimi i aktvendimit me shkrim
Nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.