Aktvendimi mbi paraburgimin i dorëzohet personit përkatës, mbrojtësit të tij dhe prokurorit të shtetit. Koha e dorëzimit të aktvendimit personit përkatës shënohet në shkresat e lëndës. Secila palë mund të paraqesë ankesë brenda njëzet e katër (24) orëve nga koha e dorëzimit të aktvendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Nëse ankohet vetëm njëra palë, gjykata ia dërgon ankesën palës tjetër e cila argumentet e veta mund t’ia paraqesë gjykatës brenda njëzet e katër (24) orëve nga dorëzimi i ankesës. Për ankesë vendoset brenda dyzet e tetë (48) orëve nga paraqitja e saj.
Përmes kërkesës për ndërprerjen e paraburgimit, Gjykata mund të caktojë paraburgim ndaj një personi vetëm nëse në mënyrë të qartë ka gjetur se:
- Ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale;
- Kur ai fshihet, kur identiteti i tij nuk mund të vërtetohet ose kur ekzistojnë
- Rrethana të tjera që tregojnë se ekziston rrezik i ikjes së tij;
- Kur ka arsye për të besuar se ai do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë; ose
- Falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose
- Kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.
Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij:
- Paraburgimi caktohet me aktvendimin me shkrim i cili përfshin: emrin dhe mbiemrin e personit i cili paraburgoset dhe të dhënat e tij personale të njohura për gjyqtarin e procedurës paraprake;
- Kohën e saktë të arrestimit;
- Kohën e sjelljes te gjyqtari i procedurës paraprake;
- Kohën e marrjes në pyetje për paraburgim;
- Veprën penale për të cilën akuzohet;
- Bazën ligjore për paraburgim;
- Njoftimin për të drejtën në ankesë; dhe
- Arsyetimin e të gjitha fakteve vendimtare që e kanë shkaktuar paraburgimin, duke përfshirë edhe arsyet për dyshim të bazuar se personi ka kryer vepër penale.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.