Kërkesë për negociim të Fajësisë

Përmes negocimi të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, në çdo kohë para ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit dhe mbrojtësi mund të negociojnë kushtet e marrëveshjes së shkruar për pranimin e fajësisë, në bazë të së cilës i pandehuri dhe prokurori i shtetit pajtohen për akuzat e përfshira në aktakuzë dhe i pandehuri pajtohet të pranojë fajësinë në shkëmbim për:

  • Pajtimin e prokurorit të shtetit që t’i rekomandojë gjykatës dënim më të butë, por jo nën minimumin e paraparë me ligj ose minimumin e përcaktuari; ose
  • Konsiderime tjera në interes të drejtësisë, siç është lirimi nga dënimi;.
  • Në çdo kohë pas ngritjes së aktakuzës dhe para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, prokurori i shtetit dhe mbrojtësi mund të negociojnë kushtet e marrëveshjes së shkruar për pranimin e fajësisë, në bazë të së cilës i pandehuri pranon fajësinë në shkëmbim për
  • Pajtimin e prokurorit të shtetit që t’i rekomandojë gjykatës dënim më të butë, por jo nën minimumin e parashikuar me ligj ose minimumin e përcaktuar; ose
  • Konsiderime tjera në interes të drejtësisë, siç është lirimi nga dënimi.

Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë duhet së paku të përfshijë:

  • Pikat e aktakuzës për të cilat i pandehuri pranon fajësinë;
  • Nëse i pandehuri pranon të bashkëpunojë;
  • Të drejtat nga të cilat hiqet dorë;

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.