Kërkesë për zbutje të Dënimit

Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit lejohet kur pas formës së prerë të aktgjykimit paraqiten rrethana të cilat nuk kanë ekzistuar në kohën e marrjes së aktgjykimit ose, megjithëse kanë ekzistuar në atë kohë, gjykata nuk ka qenë në dijeni për to, kurse ato dukshëm do të ndikonin në dënim më të ulët.

Kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të paraqesë:

  • Prokurori i shtetit kur procedura është zbatuar me kërkesë të tij;
  • I dënuari dhe mbrojtësi i tij.

Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, i paraqitet:

  • Gjykatës Themelore e cila ka marrë aktgjykimin;
  • Për kërkesën e tillë mbi zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës;
  • Gjykata Supreme e Kosovës kur aprovon kërkesën, me aktvendim e ndryshon aktgjykimin e formës së prerë;
  • Gjykata Supreme e Kosovës kur e refuzon kërkesën, çmon se nuk ka bazë ligjore për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit.

Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit nuk e pezullon ekzekutimin e dënimit.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.