Masat mbrojtëse shqiptohen me qëllim të parandalimit të dhunës në familje, për mbrojtjen e personit që i është ekspozuar dhunës, duke mënjanuar rrethanat që ndikojnë apo mund të ndikojnë në kryerjen e veprave tjera. Gjykata kompetente, ku parashtruesi i kërkesës ka vendbanimin apo vendqëndrimin, me urdhër mbrojtje apo me urdhër mbrojtje emergjente mund të shqiptojë një apo më tepër masa mbrojtëse. Organ kompetent për ekzekutimin e masave mbrojtëse është Policia e Kosovës.
Përmes kërkesës për Urdhër Mbrojtje, Masat mbrojtëse që ofrohen janë:
- Masa mbrojtëse e trajtimit psikosocial;
- Masa mbrojtëse e ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje;
- Masa mbrojtëse e largimit nga banesa, shtëpia apo hapësira tjetër e banimit;
- Masa mbrojtëse e shoqërimit të viktimës së dhunës;
- Masa mbrojtëse e trajtimit mjekësor nga varësia prej alkoolit dhe substancave psikotrope;
- Masa mbrojtëse e marrjes së sendit;
- Masat mbrojtëse pasurore.
Po ashtu, kërkesa për urdhër mbrojtjen, përfshinë edhe:
- Formulari i kërkesës për urdhër mbrojtje ose urdhër mbrojtje emergjente;
- Shqyrtimi i kërkesave për urdhër mbrojtje;
- Shqiptimi i urdhër mbrojtjes dhe urdhër mbrojtjes emergjente;
- Urdhri për mbrojtjen e përkohshme emergjente;
- Përmbajtja e urdhrit të përkohshëm emergjent;
- Shkelja e urdhrave mbrojtës;
- Ndjekja e veprave penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje;
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.