Legjislacioni ynë parasheh rregullimin e kushteve të tregut në marrëdhëniet biznes me konsumator. Me Padi për mbrojtje të konsumatorit, zbatohet mbrojtja nga praktikat e padrejta në tregun e Republikën Kosovës, duke u garantuar:
- E drejta për të mbrojtur jeten, shëndetin mjedisin dhe interesat ekonomike të konsumatorit;
- E drejta për informim dhe edukim të konsumatorit;
- E drejta për të përfaqësuar interesat e tyre;
- E drejta e organizimit në shoqata të konsumatorit për të mbrojtur interesat e tyre;
- E drejta për tu ankuar;
- E drejta për mbrojtje ligjore të konsumatorit;
- E drejta për kompensim, në raste të caktuara edhe për dëmshpërblim;
- E drejta për shfrytëzimin e shërbimeve publike;
- E drejta për të marrur shërbime në gjuhën e kuptueshme për konsumatorin.
Po ashtu, Konsumatori mund të drejtoj ankesa dhe për shkak të:
- Për mospërputhje të çmimeve;
- Për mungesë flamuri në raft;
- Për shërbim jocilësor;
- Për produkt jocilësor;
- Për mashtrim të konsumatorit;
- Moskthim i centëve;
- Mospërfillje kontratës;
- Mospërfillje e garancionit; dhe
- Për ngritje e çmimeve.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.