E drejta për respektimin e jetës private i siguron individit të zhvillojë dhe përmbushë lirshëm personalitetin e tij. Në këtë aspekt, individi po ashtu duhet të ketë mundësinë e krijimit të marrëdhënieve të llojeve të ndryshme me persona të tjerë.
Republika e Kosovës me Kushtetutë ka paraparë zbatim të drejtpërdrejtë të Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare, ku Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike si psh., Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
Nocioni i jetës private është aplikuar në situata të ndryshme, me padi për mbrojtje të privatësisë, përfshinë të drejtën e:
- Bartjes së emrit;
- Mbrojtjes së imazhit apo të reputacionit;
- Ndërgjegjësimit për prejardhjen e familjes;
- Integritetit fizik e moral; identitetit seksual dhe shoqëror;
- Jetës dhe orientimit seksual;
- Mjedisit të shëndetshëm;
- Kontrolli dhe përgjimi në vendin e punës;
- Fotografitë e individëve;
- Jeta familjare;
- Vetëvendosjes dhe autonomisë personale;
- Mbrojtjes nga bastisja dhe konfiskimi;
- Privatësisë së bisedave telefonike.
Neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut, parasheh se: ‘’E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare’’, ku: ‘’Çdonjëri ka të drejtë në respektim të jetës së tij private dhe familjare, të shtëpisë dhe të korrespondencës së tij.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.