Nëse poseduesi privohet nga posedimi në mënyrë të kundërligjshme, poseduesi mund të kërkoj rivendosjen e posedimit prej ndërhyrësit.
Kërkesa kundër pengim posedimit, kërkohet me anë të Padisë, ku:
- Rivendoset posedimi prej ndërhyrësit;
- Poseduesi mund të kërkoj nga penguesi mënjanimin e pengesave edhe në të ardhmen;
- Kërkesa për padi për pengim posedimi, mund të ushtrohet brenda 30 ditëve nga marrja në dijeni, lidhur me pengimin e posedimit të tij;
- Për t’u gjykuar një padi për pengim posedimi, paditësi duhet të sigurohet se:
- Çështja e ngritur është kompetencë gjyqësore;
- Palët nuk kanë lidhur kontratë për zgjidhjen e kontestit të tyre nga arbitrazhi;
- Për çështjen e ngritur nuk ekziston gjyqvarësia;
- Rasi nuk është gjykuar;
- Për objektin e kontestit nuk ka ujdi;
- Padia është paraqitur brenda afatit.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.