Trashëgimia fitohet me ligj ose testament. Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka lënë testament, ose kur testamenti është i pjesëshëm apo i pavlefshëm.
Përmes trashëgimisë, fitohet e drejta për trashëgimi në pasurinë e lënë nga trashëgimlënësi.
Përmes padisë për trashëgimi, mundësohet realizimi i së drejtës trashëgimore, konkretisht:
- Si trashëgojnë bashkëshortët;
- Radha e bashkëshortëve në trashëgimi;
- Prindërit e bashkëshortit të vdekur;
- Fitimi i Trashëgimisë, llojet, dhe detyrimet;
- Radha e trashëgimtarëve;
- Pushimi i së drejtës së Trashëgimisë;
- Pronësia e Përbashkët e Bashkëshortëve Jashtëmartesore;
- Marrëdhëniet Pasurore lindin në bashkësi jashtëmartesore;
- Procedura e fitimit të trashëgimisë;
Si trashëgimtar mund të jetë:
- Fëmijët e trashëgimlënësit;
- Të adoptuarit e tij;
- Bashkshorti/ja;
- Vëllezërit dhe motratat;
- Prindërit; dhe
- Gjyshi dhe gjyshja.
Fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, si dhe ata të adoptuar dhe pasardhësit e tyre kanë të drejta të barabarta në trashëgimi. I adoptuari dhe pasardhësit e tij ndaj adoptuesit kanë të drejta të njëjta trashëgimore sikurse fëmijët e adoptuesit dhe pasardhësit e tjerë të tij. I adoptuari dhe pasardhësit e tij nuk e trashëgojnë adoptuesin, në qoftë se adoptuesi ka paraqitur kërkesë për pushimin e adoptimit, kurse pas vdekjes së tij vërtetohet se kërkesa e tij ka pasur mbështetje (ligjore).
Pushimi i së drejtës së Trashëgimisë, E drejta e trashëgimit midis bashkëshortëve pushon me shkurorizimin ose me nulimin e martesës. Bashkëshorti nuk ka të drejtë të trashëgojë:
Në qoftë se trashëgimlënësi ka paraqitur padi shkurorëzimi, kurse pas vdekjes së trashëgimlënësit është bërë shkurorëzimi me aktgjykim të formës së prerë;
Në qoftë se martesa e tij me trashëgimlënësin anulohet me aktgjykim të formës së prerë pas vdekjes së trashëgimlënësit për shkaqet që bashkëshorti pasjetues i ka ditur në kohën e lidhjes së martesës;
Në qoftë se bashkëjetesa e tij me trashëgimlënësin ka pushuar me fajin e bashkëshortit pasjetues, ose në bazë të marrëveshjes me shkrim me trashëgimlënësin.
Burri dhe gruaja që bashkëjetojnë në një bashkësi jashtëmartesore mund të trashëgojnë njëri-tjetrin si bashkëshortë, nëse: bashkëshorti jashtëmartesor deri në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit ka zgjatur të paktën pesë (5) vjet, e nëse nga kjo marrëdhënie kanë lindur fëmijë – të paktën tri ( 3) vjet dhe
bNë momentin e vdekjes së trashëgimlënësit as njëri nga personat që kanë bashkëjetuar të mos ketë qënë ligjërisht i martuar me ndonjë person të tretë, ose nëse trashëgimlënësi ka qenë ligjërisht i martuar me personin e tretë, ka paraqitur padi për shkurorëzimin ose nulimin e martesës dhe pas vdekjes së tij konstatohet se padia ka pasur mbështetje.
Personat që kanë bashkëjetuar nuk konsiderohen si trashëgimtar të domosdoshëm. Personi që ka bashkëjetuar nuk ka të drejtën e trashëgimit nëse çifti nuk ka jetur për një kohë të gjatë së bashku.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.