Padi për Shpifje dhe Fyerje

Shpifja nënkupton publikimin e një fakti ose deklarate të pavërtetë të cilën publikuesi e di ose është dashur ta dijë se fakti dhe deklarata është e pavërtetë, kuptimi i së cilës dëmton reputacionin e një personi tjetër. Fyerja nënkupton deklarimin, sjelljen, publikimin e deklaratës të drejtuar ndaj një personi tjetër e cila është nënçmuese. Publikimi nënkupton përhapjen e shprehjes me shkrim ose gojarisht, përmes mediave të shkruara ose transmetuese apo përmes mjeteve tjera, shprehje të cilën e ka lexuar ose dëgjuar së paku një person i tretë.

Përmes Padisë për Shpifje dhe Fyerje, përmes procedurës gjyqësore, mund të kërkohet:

  • Të ndalë shpifjen dhe fyerjen dhe premtimin se shpifja apo fyerja nuk do të përsëritet në të ardhmen;
  • Tërheqjen e informacionit shpifës apo fyes ndaj personalitetit të tij/saj;
  • Kompensimin për dëmin moral dhe material të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja;

Një person është përgjegjës për shpifje ose fyerje në qoftë se ai/ajo ka kryer ose përhapur shprehjen e shpifjes ose fyerjes.

Afati për paraqitjen e një kërkese për kompensim për shpifje është tre (3) muaj, nga dita kur personi që pretendohet të jetë i dëmtuar është vënë në dijeni ose duhet të jetë vënë në dijeni për shprehjen e faktit të pavërtetë dhe identitetin e autorit, dhe në asnjë rast nuk duhet të kalojë një (1) vit, nga dita kur shprehja është bërë publike.

Nëse personi që pretendon se është dëmtuar vdes pas fillimit, por përpara përfundimit të procedurës gjyqësore, trashëgimtari i tij ose i saj i shkallës së parë mund ta vazhdojë procedurën në emër të të ndjerit, nëse trashëgimtari i bën padi Gjykatës brenda tre (3) muajve, nga data e vdekjes së personit që pretendohet se është dëmtuar.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.