Padi për mbrojtjen e të drejtave të Autorit

E drejta e autorit, janë krijimet intelektuale origjinale në lëmin e shkencës, artit, ku autorët e tyre gëzojnë mbrojtje juridike dhe shfrytëzojnë frytet e tyre.

Veprat e autorit konsiderohen:

  • Veprat gojore: fjalimet, leksionet, tregimet;
  • Veprat e shkruara: librat, broshurat, gazetat, lietratura;
  • Programet kompjuterike;
  • Veprat muzikore;
  • Veprat teatrore;
  • Veprat koregrafike;
  • Veprat filmike;
  • Veprat audiovizuele;
  • Veprat fotografike, fotografia, fotomontazha, fotoafishet;
  • Veprat nga piktura, skulptura, vizatimi, skica, planet; dhe
  • Veprat arkitekturore, urbanistike, enterieri, dizajni, etj.

Përmes Padisë për të Drejtat e Autorit, mund të kërohet, që:

E drejta e interpretimit publik është e drejtë ekskluzive e autorit për ta lejuar, ose ndaluar recitimin publik, ekzekutimin muzikor publik ose shfaqjen publike të veprës së vet.

E drejta e transmetimit publik është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë apo të ndalojë që recitimet, interpretimet ose shfaqjet e veprës së tij t’i transmetohen përmes altoparlantit, ekranit ose një mjeti tjetër, publikut që gjendet jashtë vendit ose hapësirës burimore.

Shërbimet mediale audivizuale të licencuara nga Komisioni i Pavarur për Media – KPM si edhe operatorët kabllorë dhe operatorët tjerë që pavarësisht teknologjisë së përdorur ofrojnë përmbajtje audiovizuale, obligohen të bëjnë transmetimin dhe ritransmetimin e programeve bazuar në marrëveshjet valide për të drejtën e autorit.

E drejta e autorit zgjat gjatë gjithë jetës së autorit dhe shtatëdhjetë (70) vjet pas vdekjes së tij.

Në vend të kompensimit të dëmit material, bartësi i të drejtës mund të kërkojë që shkelësi t’ia dorëzojë gjithë fitimin e arritur me shkeljen e të drejtës. Kur e drejta ekskluzive e paraparë me këtë ligj është shkelur me dashje apo nga pakujdesia e rëndë, bartësi i të drejtës mund të kërkojë pagesë të një shume apo shpërblim të caktuar për këtë lloj përdorimi, dhe atë në vlerë të dyfishtë nga kjo shumë, pa marrë parasysh, nga dëmi aktual i shkaktuar nga ai si pasojë e kësaj shkeljeje.

Nëse një shkelje e tillë është kryer për qëllim të përfitimit pasuror, bartësi i të drejtës mund të kërkojë pagë apo shpërblim në vlerë të trefishtë nga shuma e tillë. Nëse dëmi material është më i madh se zhdëmtimi në kuptimin e paragrafëve paraprak titullari i të drejtës ka të drejtë të kërkojë diferencën deri në kompensim të plotë të dëmit.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.