Servituti sendor është e drejta e pronarit përkatës të një paluajtshmërie (paluajtshmëria dominuese) që një paluajtshmi tjetër (paluajtshmëria shërbyese) në një mënyrë të caktuar ta shfrytëzojë apo të ndalojë kryerjen e veprimit të caktuar ose të përjashtojë ushtrimin e së drejtës së caktuar, të cilat rrjedhin nga e drejta e pronësisë në paluajtshmërinë shërbyese. Servituti sendor krijohet në bazë të një pune juridike, një vendimi të organi shtetëror ose një ligji.
Servituti, ka të bëjë, me:
- Sendin e huaj;
- Servituti nuk mund të ekzistojë në të vepruar;
- Servituti duhet të jetë i dobishëm;
- Parimi i restrikcionit të servitutit;
- Patjetërsueshmëria e pavarur e servitutit;
- Servituti sendor krijohet në bazë të një pune juridike;
- Të një vendimi të organit shtetëror;
- Apo me ligj.
Mbrojtja e servitutit sendor bëhet:
- Nëse cënohet një servitut sendor;
- Në qoftë se poseduesi i një paluajtshmërie dominuese pengohet në ushtrimin e një servituti sendor të regjistruar në regjistrin e të drejtave në paluajtshmëri;
- Poseduesi përshtatshmërisht e gëzon të njëjtën mbrojtje të posedimit sikur pronari.
Shuarja e servitutit sendor, bëhet:
- Nëse pronësia cënohet përmes largimit ose marrjes së posedimit të sendit, pronari mund të kërkojë ndërprerjen e mëtejme të cenimit;
- Nëse priten cënime të mëtejme, pronari mund të ngritë padi për cënime të tilla;
- Për shuarjen e servitutit sendor janë të nevojshme deklarata e pronarit të paluajtshmërinë dominuese për heqjen dorë nga servituti sendor;
- Pronari i paluajtshmërinë së ngarkuar mund të kërkoj shlyerjen e servitutit sendor, nëse servituti sendor nuk është më i nevojshëm për shfrytëzimin e paluajtshmërisë dominuese;
- Apo, në mënyrë substanciale kanë ndryshuar rrethanat e servitutit.
Shlyerja e servitutit duhet të regjistrohet në regjistrin e të drejtave në paluajtshmëri.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.