Padi kundër Konkursit Publik

Punëdhënësi, në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marëdhënie të punës. Dhe, procedura e rekrutimit të jetë në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Përmes Padisë ndaj Konkursit Publik, mund të anulohet secili konkurs që nuk përmban njërën nga këto të dhëna:

  • Të shpallet në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  • Të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët;
  • Të përmbaj kriteret, detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Të kalojë përmes një procedure të konkursi të brendshëm;
  • Formimi i komisionit rekrutues të jetë në përputhje me dispozitat ligjore;
  • Testimi me shkrim të mbahet brenda 15 ditëve nga mbyllja e aplikimit;
  • Pyetjet e testit me shkrim të jenë në përputhje me pozitën e shpallur;
  • Kandidatët të njoftohen me: sms, email, apo postë brenda 3 ditëve;
  • Kandidatët të kenë të drejtën të shohin testet dhe rezultatet e tyre;
  • Mbajtja e intervistës me gojë brenda 10 ditëve nga shpallja e rezultateve;
  • Rezultatet e Intervistës me gojë;
  • Shpallja e rezultateve;
  • E drejta për qasje në dokumentet publike;
  • Procedurën ankimuese tek punëdhënësi dhe institucionet tjera administrative dhe gjyqësore;

Cilido element i lartëcekur nëse cënohet, përmes ankesës dhe padisë, nga kandidatët, bëhet shqiptimi i masës ndëshkimore nga organet administrative, dhe anulimi i konkursit publik nga institucionet përgjegjëse.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.