Padi Jubilare dhe Shujta

Me Legjislacionin në fuqi, parashihet se Punëdhënësi mund t’i ofroj Punëmarrësit më shumë të drejta, nëse bazohet në Kontratë Kolektive, Akt të Brendshëm, apo dhe Kontratë Pune.

Duke qenë se Kontrata Kolektive në Arsim dhe Shëndetësi, parasheh benifitet për punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë, përmes Padisë për Paga Jubilare dhe Shujta, mund të përfitoni benifitet e pagave për:

  • Pagesën për udhëtimin për vendin e punës;
  • Pagesën shtesë për secilin vit të përvojës së punës;
  • Pagesën për ushqimin gjatë ditëve të punës;
  • Pagesën për vitet jubilare të punës;
  • Pagesën për dalje në pension të pagave përcjellëse;
  • Pagesën shkalla e inflacionit në pagë;

Po ashtu, të drejtën e pagës jubilare e kanë dhe shërbyesit civil të Republikës së Kosovës.

Kështu, Kontrata Kolektive në Arsim dhe Shëndetësi, parasheh për punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë, të:

Punonjësit arsimor që udhëtojnë në vendbanimet e komunës përkatëse ku punojnë, i paguhen shpenzimet e rrguës 70% të biletave të trafikut urban;
Të punësuarëve në institucionet arsimore ju njihet e drejta e shtesës për përvojë në punë, 0.5% të pagës bazë cdo vit të plotë të përvojës në punë;
Të punësuarëve u sigurohet kompensimi për ushqim gjatë punës, për ditët e pranisë në punë. Vlera e kompensimit të shpenzimit të ushqimit në punë, për një ditë pune është 2 (dy) euro për të punësuarit që kanë marrëdhënien e punës primare në institucionet arsimore.

Po ashtu, Punëtorët e arsimit, në vitet jubilare të punësimit përfitojnë shpërblim jubilar nga punëdhënësi i fundit në vlerë:

  • Për 10 vite përvojë të punës, në vlerë të 50% të një page bazë;
  • Për 20 vite përvojë të punës, në vlerë të 75% të një page bazë;
  • Për 30 vite përvojë të punës, në vlerë të një page bazë;
  • Për 40 vite përvojë të punës, në vlerë të 150% të një page bazë;

Punëtorët e arsimit që dalin në pension përfitojnë pagesë përcjellëse në lartësi të tri pagave sipas mesatarës së tri pagave të fundit të punëtorit.
Për secilin vit të përcjellet shkalla e inflacionit sipas Entit të Statistikave të Kosovës dhe % e inflacionit të futet në pagë.

Ndërsa, Punëtorët Shëdetësor, në vitet jubilare të punësimit përfitojnë shpërblim jubilar nga punëdhënësi i fundit në vlerë:

  • Për 10 vite përvojë të punës, në vlerë të një page bazë;
  • Për 20 vite përvojë të punës, në vlerë të dy paga bazë;
  • Për 30 vite përvojë të punës, në vlerë të tri pagave bazë;
  • Për 40 vite përvojë të punës, në vlerë të 150% të një page bazë;

Ndërsa, punëtorët shëndetësor, që dalin në pension përfitojnë pagesë përcjellëse në lartësi të tri pagave sipas mesatarës së tri pagave të fundit të punëtorit.

Po ashtu, pagat jubilare u takojnë edhe Shërbyesëve Civil, me anë të Rregullores.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.