Padi për vërtetim të Atësisë

Burri mund të kundërshtoj atësinë e fëmijës të cilin e ka lindur gruaja e tij gjatë martesës ose para kalimit të 300 ditëve nga zgjidhja e martesës, nëse konsideron se nuk është at i fëmijës. Padia për kundërshtimin e atësisë mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga dita e marrjes në dijeni të faktit që vë në dyshim atësinë e tij. Kërkesa nuk mund të dërgohet më vonë se afati prej 10 vjetësh nga lindja e fëmijës. Nëse burrit të nënës së fëmijës i është hequr plotësisht aftësia për të vepruar, padinë për kundërshtimin e atësisë së tij mund ta ngritë kujdestari i tij me lejen e Organit të Kujdestarisë.

Padia për vërtetim të atësisë, për:

  • Kundërshtimin e atësisë nga burri;
  • Kundërshtimin e atësisë nga nëna;
  • Kundërshtimi i atësisë nga fëmija;
  • Kundërshtimi i atësisë nga personi i tretë;
  • Kundërshtimi i amësisë;
  • Kundërshtimi i amësisë nga personi i tretë; si dhe
  • Procedurat gjyqësore për vërtetimin e atësisë.

Po ashtu, Kundërshtimi i atësisë nga Nëna, Nëna mund të kundërshtojë se është at i fëmijës së saj personi i cili, konsiderohet at i fëmijës. Padia për kundërshtimin e atësisë nga nëna duhet të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga lindja e fëmijës. Gruaja, e cila është regjistruar në regjistrin amë të të lindurve si nënë e fëmijës, mund ta kundërshtojë amësinë e vet nëse konsideron se nuk është nënë e fëmijës. Padia për kundërshtimin e amësisë mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga marrja në dijeni e faktit se nuk është nënë e fëmijës, e më së voni brenda afatit pre 7 vjetësh nga lindja e fëmijës.

Kundërshtimi i atësisë nga personi i tretë, për fëmijën e lindur në martesë, Personi që e konsideron vetën at i fëmijës të lindur në martesë mund t’ia kundërshtojë atësinë personit i cili, sipas këtij ligji, konsiderohet at i fëmijës. Kjo vlen vetëm në rastet kur personi ka jetuar në bashkësi me nënën e fëmijës në kohën e zënies së fëmijës, me kusht që me po atë padi të kërkojë që të vërtetohet atësia e tij. Padia për kundërshtimin e atësisë duhet të paraqitet brenda afatit prej një viti nga lindja e fëmijës.

Kundërshtimi i atësisë mund të bëhet edhe me iniciativën e fëmijës. Fëmija mund të kundërshtojë atësinë e personit i cili me këtë ligj konsiderohet si at i tij. Fëmija mund të paraqesë padinë për kundërshtimin e atësisë. Nëse fëmija është i mitur ose nuk ka aftësi për të vepruar, padinë në emër të tij mund ta paraqet nëna, e nëse nëna nuk është e gjallë ose ka vendqëndrimin e panjohur, apo i është hequr aftësia për të vepruar ose i është hequr e drejta prindore, padinë mund ta paraqet kujdestari me lejen e organit të kujdestarisë.

Kundërshtimi i amësisë me iniciativën e fëmijës, Fëmija mund t’a kundërshtojë amësinë e gruas e cila është regjistruar në regjistrin amë të të lindurve si nënë e tij. Deri në moshën madhore të fëmijës, si dhe në rastin kur fëmijës i është hequr aftësia për të vepruar, Organi i Kujdestarisë apo kujdestari në emër të Organit të Kujdestarisë mund të paraqet këtë padi në emër të tij. E drejta e padisë së fëmijës për kundërshtimin e amësisë nuk parashkruhet. Pas vdekjes së fëmijës nuk lejohet kundërshtimi i atësisë dhe i amësisë.

Kundërshtimi i amësisë nga personi i tretë, Gruaja e cila e konsideron vetën nënë e fëmijës mund t’ia kundërshtojë amësinë gruas tjetër e cila në regjistrin amë të të lindurve është regjistruar si nënë e atij fëmije, me kusht që me po atë padi të kërkojë që të vërtetohet amësia e saj. Padia e këtillë do të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga marrja në dijeni se ajo është nënë e atij fëmije, e më së voni brenda afatit prej 7 vjetësh nga lindja e fëmijës.

Procedurat e Përgjithshme Gjyqësore mbi vërtetimin e Atësisë dhe Amësisë, Në kontestet nga marrëdhëniet familjare ndërmjet prindërve dhe fëmijës së mitur dhe procedura për verifikim të refuzimit të atësisë apo amësisë, vetëm në rastin e fëmijës së mitur, gjykata mundë gjithashtu të merr parasysh faktet të cilat nuk janë marrë parasysh nga palët. Në një kontest të tillë nuk mund të ketë vendim të shpallur për shkak të mungesës apo mos lejimit.

Në kontestet nga vërtetimi apo refuzimi i atësisë ose amësisë, marrëveshja gjyqësore nuk është e lejuar. Nëse në procedurën gjyqësore për vërtetimin e atësisë apo amësisë i padituri e njeh atësinë e tij respektivisht amësinë, procedura do të suspendohet dhe gjykata menjëherë do të dërgojë një kopje të çertifikuar të protokollit së bashku me deklaratën për njohjen e atësisë, respektivisht amësisë, tek zyrtari kompetent për regjistrimin e fëmijës në librin amëz.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.