Padi për shkëputjen e Kontratës së Dhuratës

Me kontratën për dhuratën një person (dhuratëdhënësi) merr përsipër që pa shpërblim të bartë të drejtën e pronësisë apo ndonjë të drejtë tjetër tek dhuratëmarrësi apo në ndonjë mënyrë tjetër të pasurojë dhuratëmarrësin nga llogaria e dhuratëdhënësit, si dhe dhuratëmarrësi të jep pëlqimin për një gjë të tillë. Heqja dorë nga një e drejtë konsiderohet si dhuratë, nëse personi i detyruar jep pëlqimin për këtë. Heqja dorë nga një e drejtë në lidhje me të cilën nuk ka ndonjë person të detyruar dhe e cila nuk është kaluar tek ndonjë person i tretë, nuk konsiderohet dhuratë.

Përmes Padisë për shkëputjen e Kontratës së Dhuratës, mund të bëhet Revokimi i kontratës së Dhuratës:

  • Revokimi për shkak të varfërimit;
  • Revokimi për shkak të mosmirënjohjes së thellë;
  • Revokimi për shkak të lindjes së pastajshme;
  • Pasojat e revokimit;
  • Afatet për revokimin;
  • Heqja dorë nga revokimi;
  • Dhurata në rast të vdekjes.

Me kontratën për dhuratën një person (dhuratëdhënësi), merr përsipër që pa shpërblim të bartë të drejtën e pronësisë apo ndonjë të drejtë tjetër tek dhuratëmarrësi apo në ndonjë mënyrë tjetër të pasurojë dhuratëmarrësin nga llogaria e dhuratëdhënësit, si dhe dhuratëmarrësi të jep pëlqimin për një gjë të tillë. Heqja dorë nga një e drejtë konsiderohet si dhuratë, nëse personi i detyruar jep pëlqimin për këtë. Heqja dorë nga një e drejtë në lidhje me të cilën nuk ka ndonjë person të detyruar dhe e cila nuk është kaluar tek ndonjë person i tretë, nuk konsiderohet dhuratë.

Konsiderohet kontratë e dhuratës shpërblimi ose detyrimi moral i dhuratëdhënësit nëse dhuratëmarrësi nuk ka pasur të drejtë të kërkoj lëndën e këtij detyrimi me anë të padisë. Nëse me të njëjtën kontratë apo me kontratë tjetër, dhuratëmarrësi detyrohet të pasurojë dhuratëdhënësin do të konsiderohet si kontratë e dhurimit vetëm në lidhje me vlerën shtesë. Nëse detyrimet e dhuratëdhënësit përbëjnë përmbushje të kohëpaskohshme, ky detyrim shuhet me vdekjen e dhuratëdhënësit.

Përgjegjësia e dhuratëdhënësit për dëmin, Secili që me dijeni jep sendin e tjetrit si dhe ia fsheh këtë rrethanë dhuratëmarrësit është përgjegjës për dëmin. Nëse sendi i dhuruar ka një të metë apo ndonjë veçori të rrezikshme si pasojë e së cilës i është shkaktuar dëmi dhuratëmarrësit, apo të tretit të dëmtuar, përgjegjës për këtë dëm është dhuratëdhënësi nëse dhuratëdhënësi ka qenë në dijeni apo është dashur të jetë në dijeni për të metën apo veçorinë e rrezikshme dhe për këtë nuk e ka lajmëruar dhuratëmarrësin.

Nëse dhuratëdhënësi nuk e bartë menjëherë sendin apo të drejtën tek dhuratëmarrësi në mënyrë që dhuratëmarrësi të disponojë me të pa pengesa, atëherë kontrata e dhuratës duhet të jetë në formë të shkruar. Nëse kontrata e dhuratës nuk është lidhur në formën e përcaktuar në paragrafin paraprak, dhuratëmarrësi nuk mund të kërkojë me anë të padisë përmbushjen e saj.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.