Kërkesë për Caktimin e Masës së Sigurimit

Masa e sigurimit mund të caktohet:

  • Nëse propozuesi i sigurimit e bënë të besueshme ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës subjektive të tij; dhe
  • Nëse ekziston rreziku se pa caktimin e masës së këtillë pala kundërshtare do të mund ta pamundësonte apo vështirësonte dukshëm realizimin e kërkesës, sidomos me tjetërsimin e pasurisë së vet, me fshehjen e saj, me ngarkimin apo me ndonjë mënyrë tjetër, me të cilën do ta ndryshonte gjendjen ekzistuese të gjërave, ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndikonte negativisht në të drejtat e propozuesit të sigurimit.

Sigurimi i kërkesës me të holla përmes masës së sigurisë, mund të caktohen këto masa të sigurimit:

  • Ndalimi kundërshtarit të sigurimit që ta tjetërsojë, fshehë, ngarkojë ose disponojë me pasurinë e caktuar me vlerë të mjaftueshme për sigurimin e kërkesës së propozuesit të sigurimit. Ky ndalim do të regjistrohet në regjistrin publik përkatës;
  • Ruajtja e pasurisë me të cilën ka të bëjë ndalimi nga pika e sipërme nga gjykata në depozitën e saj, kur ka mundësi për një gjë të tillë, apo duke iu dhënë në posedim propozuesit të sigurimit apo personit të tretë;
  • Ndalimi debitorit të kundërshtarit të sigurimit që këtij të fundit t’i përmbushet kërkesa apo dorëzohet sendi, si dhe ndalimi kundërshtarit të sigurimit që ta pranojë sendin, ta realizojë kërkesën apo të disponojë me të;
  • Parashënimi i së drejtës së pengut mbi sendin e paluajtshëm të kundërshtarit të sigurimit, apo mbi të drejtën e regjistruar në sendin e paluajtshëm, gjerë në vleftën e kërkesës kryesore, me kamata dhe shpenzime procedurale, për të cilën është dhënë aktgjykimi i cili ende nuk është bërë i ekzekutueshëm.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.