Përmes ankesës ndaj aktgjykimit në procedurën administrative, aktgjykimi mund të goditet për shkak të:
- Shkeljes së dispozitave të procedurës administrative;
- Konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike;
- Zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.
Ankesa duhet të përmbaj:
- Emrin e paditësit fizik apo juridik dhe të paditurit;
- Përshkrimin e fakteve të rëndësishme që janë të përfshira në ankim im apo padi;
- Përshkrimin e bazës ligjore;
- Të dhënat mbi aktin i cili ankohet dhe vendimi apo akti, dhe te gjitha provat qe posedon lidhje me aktin e kontestueshëm;
- Arsyet për kundërshtimin të aktit;
- Propozimin për anulim të tërësishëm apo të pjesshëm të aktit ose për ndryshim të tij;
- Nënshkrimin e paditësit; dhe
- Nëse ankimimi paraqitet në emër të paditurit apo ankuesit, duhet të bashkëngjitetdeklarata e të paditurit dhe autorizimi me të cilën jep pëlqimin për të.
Kundër aktgjykimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë palët mund të bëjnë ankim brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit, po që se me këtë ligj nuk është caktuar ndonjë afat tjetër.
Ankesa është e palejueshme nëse:
- Është paraqitur personi i cili nuk është i autorizuar për paraqitjen e saj;
- Është paraqitur personi i cili ka hequr dorë nga e drejta e ankimit;
- Personi ka tërhequr ankesën e paraqitur; apo
- Personi që e ka paraqitur ankesën nuk ka interes juridik për paraqitjen e ankesë;
Ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë në pjesën e goditur me ankim.
Pala mund të heqë dorë nga e drejta e ankimit që nga momenti kur i është dorëzuar aktgjykimi. Deri ne momentin e dhënies së vendimit të gjykatës së shkallës së dytë pala mund ta tërheqë ankesën e paraqitur. Deklarata për heqjen dorë nga e drejta e ankimit dhe ajo për tërheqjen e ankesës nuk mund të revokohet.
Një ekzemplar të ankesës së paraqitur me kohë, të lejueshme dhe të plotë, gjykata e shkallës së parë ia dërgon palës kundërshtare, e cila po në këtë gjykatë mund të paraqesë përgjigje në ankese brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.