Ankimimi ndaj Aktgjykimit në Procedurën Civile

Përmes ankesës ndaj aktgjykimit në procedurën civile, aktgjykimi mund të goditet për shkak të:

  • Për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore;
  • Për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike;
  • Për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

Ankesa në procedurën civile duhet të përmbajë:

  • Tregimin e aktgjykimit kundër të cilit paraqitet ankimi;
  • Deklaratën se aktgjykimi kundërshtohet në tërësi ose në pjesën e caktuar;
  • Shkaqet e ankimit me arsyetim; dhe
  • Nënshkrimin e paraqitësit të ankimit.

Shkelja thelbësore e dispozitave të procedurës kontestimore ekziston gjithmonë:

  • Nëse gjykata është përbërë jo sipas dispozitave ose në çoftë se në nxjerrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari që nuk ka marrë pjesë në seancën kryesore;
  • Nëse është vendosur për kërkesën e cila nuk bënë pjesë në juridiksionin gjyqësor;
  • Nëse në nxjerrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari i cili sipas ligjit duhet të përjashtohet, respektivisht me vendim të gjykatës ka qenë i përjashtuar ose me rastin e dhënies se vendimit ka marrë pjesë personi i cili nuk e ka cilësinë e gjyqtarit;
  • Nëse gjykata sipas prapsmit të palëve gabimisht ka vendosur se është e kompetencës lëndore;
  • Nëse është vendosur për kërkesën sipas padisë të ngritur pas afatit të përcaktuar me ligj;
  • Nëse gjykata ka vendosur për kërkesëpadinë për të cilën është me kompetencë lëndore gjykata më e lartë e llojit të njëjtë, gjykata e llojit tjetër;
  • Nëse në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata e ka bazuar vendimin e vetë në disponimin e palejueshëm të palëve;
  • Nëse në kundërshtim me dispozitat ligjore, gjykata ka nxjerr aktgjykim për shkak të pohimit, mosbindjes, mungesës, heqjes dorë nga kërkesëpadia, ose pa mbajtjen e shqyrtimit kryesor;
  • Nëse ndonjërës nga palët me veprimin e paligjshëm, e sidomos me mosdhënien e mundësisë për shqyrtimin e çështjes në gjykatë;
  • Nëse në kundërshtim me dispozitat ligjore, gjykata e ka refuzuar kërkesën e palës, që në procedurë të përdorë gjuhën dhe shkrimin e vet e të ndjek procesin në gjuhën e vet, kurse për këtë arsye ankohet;
  • Nëse në procedurë si paditës, ose i paditur, ka marrë pjesë personi që nuk mund të jetë palë në procedurë, apo në qoftë se palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, ose në qoftë se palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor ose në qoftë se përfaqësuesi ligjor, respektivisht përfaqësuesi me prokurë i palës nuk ka pasur autorizim të nevojshëm për zhvillimin e procedurës apo për kryerjen e ndonjë veprimi në procedurë, në qoftë se zhvillimi i procedurës, respektivisht ushtrimi i veprimeve te veçanta në procedurë nuk është lejuar më vonë;
  • Nëse është vendosur për kërkesën për të cilën vazhdon procedura apo për të cilën më parë është nxjerr aktgjykimi i formës se prerë, ose prej të cilit paditësi njëherë ka hequr dorë ose për të cilin është lidhur pajtimi gjyqësor;
  • Nëse në kundërshtim me ligjin është përjashtuar publiku në seancën kryesore;
  • Nëse aktgjykimi ka të meta për shkak të të cilave nuk mund të ekzaminohen, e sidomos në qoftë se dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm apo kontradiktor me vetvete ose me arsyet e aktgjykimit, apo nëse aktgjykimi nuk ka fare arsye apo në të nuk janë treguar fare arsyet për faktet vendimtare, ose ato arsye janë të paqarta, ose kontradiktore, ose nëse për faktet vendimtare ekzistojnë kundërthënie midis asaj që në arsyet e aktgjykimit thuhet për përmbajtje të dokumentit ose të procesverbalit për thëniet e dhëna në procedurë dhe të vet atyre dokumenteve ose të procesverbalit; dhe
  • Nëse me aktgjykim është tejkaluar kërkesëpadia.

Po ashtu, nëse ekziston vërtetimi i gabuar apo jo i plotë i gjendjes faktike kur gjykata gabimisht e ka vërtetuar ndonjë fakt vendimtar, përkatësisht kur faktin e tillë nuk e ka vërtetuar fare.

Si dhe, kur ka ekzistuar zbatimi i gabueshëm i së drejtës materiale ekziston, kur gjykata nuk e ka zbatuar dispozitën e së drejtës materiale qe është dashur ta zbatojë, apo kur dispozitën e tillë nuk e ka zbatuar në mënyrë të drejtë.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.