Ankimimi në Procedurën Përmbarimore

Mjetet e rregullta juridike në procedurën përmbarimore, të ankimimit janë: Prapësimi dhe Ankesa.

Shkaqet e prapësimit, prapësimi mund të bazohen vetëm nëse:

  • Dokumenti, në bazë të cilit është marr vendimi përmbarues ose urdhri përmbarues, nuk ka titull ekzekutiv ose nuk ka tipare të përmbarueshmerisë;
  • Dokumenti në bazë të cilit është marr vendimi përmbarues ose urdhri përmbarues është prishur, anuluar, ndryshuar ose shfuqizuar në një mënyrë tjetër, gjegjësisht Nëse në ndonjë mënyrë e ka humbur efektin e tij ose është konkluduar se është pa efekt juridik;
  • Palët, përmes dokumentit publik ose dokumentit të certifikuar në pajtim me ligjin, të hartuar pas krijimit të dokumentit përmbarues, janë pajtuar që të mos e Kërkojë përmbarimin në bazë të dokumentit përmbarues për një periudhë kohore të kufizuar ose përgjithmonë;
  • Ka skaduar afati kohor brenda të cilit, sipas ligjit, mund të kërkohet përmbarimi;
  • Përmbarimi është caktuar për sendet të cilat janë të përjashtuara nga përmbarimi i detyrueshëm dhe, si rezultat i këtij përjashtimi, mundësit për kryerjen e Përmbarimit janë të kufizuara;
  • Kreditori nuk është i autorizuar të kërkojë përmbarimin në bazë të dokumentit përmbarues, gjegjësisht ai nuk është i autorizuar të kërkojë përmbarimin kundër debitorit;
  • Kushti i përcaktuar në dokumentin përmbarues nuk është përmbushur, përveç nëse parashikohet ndryshe me ligj;
  • Kredia është shuar si rezultat i ndonjë fakti të shfaqur në kohen kur debitori me nuk ka mundur të paraqes faktin e tillë gjatë procedurës nga e cila ka derivuar Vendimi, pas përmbylljes së një ujdie gjyqësore ose një ujdie administrative ose në ndonjë mënyrë tjetër;
  • Realizimi i kredisë është shtyrë, ndaluar, ndryshuar ose parandaluar në ndonjë mënyrë tjetër, në mënyrë të përhershme ose për një periudhe të kufizuar kohore, si Rezultat i ndonjë ngjarje që ka ndodhur në kohen kur debitori më nuk mund ta bënte të njohur në procedurë në të cilën është nxjerr vendimi, respektivisht kredia është shuar pas lidhjes së një ujdie nëGjykatë ose në organin administrativ;
  • Kërkesa nga dokumenti përmbarues është e mbrojtur me ndonjë statut të kufizimeve; dhe
  • Gjykata që ka marr vendimin për përmbarim nuk është kompetente;
    përmbaruesi që ka lëshuar urdhrin për përmbarim nuk është kompetent.

Mjetet e jashtëzakonshme juridike: Nuk është i lejuar revizioni dhe përsëritja e procedurës në procedurën përmbarimore. Kthimi në gjendjen e mëparshme është i lejuar vetëm në rastet e mos ruajtjes së afateve për paraqitjen e prapësimit dhe ankesës kundër vendimeve të përmbarueshëm për përmbarimin me dhunë.

Prapësimi kundër vendimeve për përmbarim, Prapësimi mund të paraqitet vetëm kundër vendimeve të organit përmbarues me të cilin përmbarimi është i lejuar. Prapësimi duhet të paraqitet me shkrim organit përmbarues i cili e ka lejuar përmbarimin.

Kur prapësimi i paraqitet përmbaruesit privat, përmbaruesi privat obligohet që në afat prej tre (3) ditësh pas pranimit të përgjigjes në prapësim ose kalimit të afatit për përgjigje, ta dërgojë lëndën në gjykatën kompetente.

Baza për prapësim duhet të mbështetet me prova të duhura. Provat për prapësimin duhet të dorëzohen me shkrim, përndryshe prapësimi do të refuzohet. Prapësimi kundër vendimit përmbarues ose urdhrit përmbarues mund të paraqitet ekskluzivisht sipas dispozitave të këtij ligji. Prapësimi do të përmbaj të dhënat e vendimit përmbarimor kundër të cilit është bërë ankesa, arsyet e prapësimit dhe nënshkrimin e debitorit. Vendimi me të cilin refuzohet propozimi për përmbarim mund të goditet vetëm me ankesë të kreditorit të përmbarimit në pajtim të këtij ligji.

Afatet ligjore për paraqitjen e prapësimit, Prapësimi duhet t’i paraqitet organit përmbarues brenda shtatë (7) ditëve pas pranimit të vendimit përmbarues ose urdhrit përmbarues.

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.