Shtetësia është një lidhje të ngushtë juridike midis shtetit të Republikës së Kosovës dhe një personi nga e cila rezultojnë të drejta dhe detyrime të ndërsjella.
Ligji për Shtetësinë e Kosovës, është baza ligjore që rregullon fitimin dhe humbjen e shtetësisë së Kosovsë, ndërsa plotësohet me Udhëzimin administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për kriteret dhe procedurat e fitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Shtetasi i Republikës së Kosovës mund të jetë edhe shtetas i një ose më shumë shteteve të tjera. Fitimi dhe mbajtja e shtetësisë tjetër nuk rezulton në humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Shtetasit të Republikës së Kosovës nuk mund t’i hiqet shtetësia e Republikës së Kosovës përveç në mënyrën dhe nën kushtet e përcaktuara me ligj.
Përmes kërkesës për shtetësi, përfshinë:
- Fitimin e shtetësisë;
- Procedurat e fitimit të shtetësisë;
- Kriteret e përcaktuara për fitimin e shtetësisë;
- Procedura e lirimit nga shtetësia;
- Procedura e privimit nga shtetësia.
Shtetësia e Republikës së Kosovës fitohet, me: - Lindje;
- Natyralizim;
- Adoptim;
- Në bazë të marrëveshje ndërkombëtare.
Personi i huaj e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës me kërkesë të tij nëse në ditën e paraqitjes së kërkesës plotëson kushtet vijuese:
- Është i moshës madhore;
- Nëse ka qëndruar pa ndërprerë për pesë (5) vjet në Republikën e Kosovës pas marrjes së leje qëndrimit të përhershëm;
- Deklarohet dhe me sjelljen e tij gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës ka dëshmuar se pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës; dhe
- Është i integruar nëshoqërinë kosovare përmes lidhjeve sociale, kulturore, shkencore, ekonomike ose profesionale.
- Shtetësia e Republikës së Kosovës humbet, me:
- Lirim nga shtetësia;
- Privim të shtetësisë;
- Në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Shtetasi i Kosovsë, ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia vetëm nëse plotësohen njëri nga kushtet vijuese: - Të ketë një shtetësi tjetër;
- Të ketë fituar një shtetësi tjetër;
- T’i jetë garantuar dhënia e një shtetësie tjetër nga organet kompetente të shtetit të huaj.
Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.