Konsulencë Civile

Konsulencë Civile, për të iu njoftuar me të drejtat civile, si të drejta të garantuar për secilin, rastet e mbrojtjes së këtyre të drejtave, si dhe mënyrën e mbrojtjes, duke parashtruar padi pranë gjykatës për të konstatuar ekzistimin, mosekzistimin, e një të drejte, ose vërtetësinë, gjegjësisht mos vërtetësinë e ndonjë dokumenti. Me paraqitjen e padisë, apo kundër padisë, përcaktimin e vlerës së objektit të kontestit, si dhe të drejtat e palës në procedurën civile, duke përfshirë faktet dhe provat e argumentueshme mbi të cilat mbështetet një kërkesë apo disa kërkesa, për çështjet:

  • Kompensim Dëmi;
  • Mbrojtje nga Diskriminimi;
  • Marrëdhënia e Punës;
  • Çështje Pronësore;
  • Trashëgimore;
  • Familjare;
  • Shkurorëzim;
  • Mbajtje (alimentacion);
  • Pjesëtim të pasurisë së Përbashkët;
  • Servitut;
  • Pengim Posedim;
  • Shpifje dhe Fyerje;
  • Shtetësi;
  • Adoptim;
  • Etj.

Po ashtu, palët konsultohen lidhur me procedurën, që nga:

  • Paraqitja e Padisë;
  • Paraqitja e kundërpadisë nga i padituri;
  • Përcaktimi i vlerës së objektit të kontestit nga Paditësi;
  • Përcaktimi i vlerës së objektit të kontestit nga Paditësi;
  • Pala në Procedurën Civile;
  • E Drejta e palës për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit;
  • Përmbajtja e Ankesës dhe Goditja e Aktgjykimit;
  • E Drejta e paraqitjes së Revizionit;
  • Përësëritja e procedurës me aktgjykim të formës së prerë; dhe
  • Ngritja e kërkesës së Prokurorit Publik për mbrojtjen e ligjshmërisë;

Materialet e publikuara janë e drejtë autoriale e Prima Consulting ©.