Prima Consulting L.L.C, ofron shërbime juridike, me seli në Prishtinë, Republika e Kosovës. Është themeluar nga CEO – Avokat Ardian Megjani, me kualifikim Jurist i diplomuar Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, si dhe i diplomuar Master në drejtimin Kushtetues dhe Administrativ, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Po ashtu, i diplomuar në Forumin Botëror për Demokraci, nga Këshilli i Evropës, në Strasbourg të Francës, si pjesë e Shkollës Politike. Ka dhënë provimin shtetëror të Jurisprudencës, dhe Provimin e Etikës Profesionale të Avokatëve, ku është licencuar si Avokat, pranë Odës së Avokatëve të Kosovës.

Përgjatë karrierës profesionale për një dekadë, ka qenë i punësuar dhe angazhuar në: Ministrinë e Shëndetësisë, Odën e Avokatëve të Kosovës, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Në veçanti si Inspektor i Punës, përgjatë katër viteve ka realizuar mbi njëmijë: inspektime, trajtime të ankesave të të punësuarëve, raporte zyrtare, si dhe vendime, duke mbikqyrur zbatimin e legjislacionit nga marrëdhënia e punës, dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.

SHЁRBIMET

Prima Consulting L.L.C, ofron Shërbime Juridike që mundësojnë veprime ligjore në mbrojtjen e të drejtave juridike:

  • Konsulencë Marrëdhënia e Punës
  • Konsulencë Civile
  • Konsulencë Penale
  • Kosulencë Komerciale
  • Konsulencë Administrative
  • Konsulencë Përmbarimore
  • Konsulencë Siguria dhe Shëndeti në Punë
  • Ankesa dhe Kërkesa
  • Padi dhe Kundër Padi
  • Kontrata
  • Rregullore
  • Marrëveshje
  • Kallëzim Penal
  • Përfaqësim
  • Ankimime ndaj Aktvendimeve dhe Aktgjykimeve